LAJMI I FUNDIT:

Vrasje, pengmarrje, përdhunime dhe vjedhje, krimet e Dan Hutrës në 20 vite

Vrasje, pengmarrje, përdhunime dhe vjedhje, krimet e Dan Hutrës në 20 vite

Vrasje, pengmarrje, përdhunime dhe vjedhje janë krimet e njëpasnjëshme që autori i tre vrasjeve që tronditën Tiranën ditën e djeshme, Ramazan (Dan) Hutra ka kryer në 20 vite.

I arrestuar të mërkurën pas disa orësh në arrati në zonën e Sharrës, në periferi të Tiranës, 41-vjeçari  mori vëmendjen e opinionit publik në Shqipëri me krimet e tij tejet të rënda.

Masakra e ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku në tre ngjarje të ndryshme u vranë tre gra dhe u plagosën tre gra të tjera ishte krimi i fundit nga një seri krimesh të shkaktuara nga Hutra.


Sipas informacioneve të policisë, në orën 12:15 të ditës së mërkurë, Dan Hutra plagosi 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në rrugën “Teodor Keko” në mbikalimin e Pallatit me Shigjeta.

Arrestohet Dan Hutra, autori i dyshuar i vrasjes së tri grave në Tiranë
Lexo po ashtu Arrestohet Dan Hutra, autori i dyshuar i vrasjes së tri grave në Tiranë

Pas kësaj autori u largua me makinë dhe rreth orës 12:35 ka shkuar në Kodër Kamzë në banesën e ish-bashkëjetueses, ku ka vrarë Mevlute Hysa 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), si dhe ka plagosur Elena Hysa, 35 vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj.

Pas kësaj, Dan Hutra ka lëvizur në rrugën e Arbrit, Bathore, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja” dhe rreth orës 12:48 ka ndaluar tek banesa e familjes Kurti ku ka vrarë Etleva Kurtin, 31 vjeç, e cila u gjet e vdekur në oborrin e banesës.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një konferencë për shtyp pas vrasjes së trefishtë tregoi krimet që ka kryer më parë Hurta.

“Autori i ngjarjeve, Dan Hutra, është person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, i dënuar në vitin 2009, me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim, në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash nga Policia e Durrësit dhe po në vitin 2022 është arrestuar po nga Policia e Durrësit, për tentativë vjedhje banesash”, tha Vocaj.

“Gjithashtu, ky shtetas më 16 qershor 2022 është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për dhunë në familje ushtruar ndaj ish-bashkëjetueses Elena Hysa, dhe ka dalë nga burgu më 16 shkurt 2023″, theksoi Vocaj ndër të tjera.

Vrasjet e tri grave në Tiranë, Begaj: Fenomene të tilla nuk mund të jenë pjesë e shoqërisë sonë
Lexo po ashtu Vrasjet e tri grave në Tiranë, Begaj: Fenomene të tilla nuk mund të jenë pjesë e shoqërisë sonë

Në anën tjetër janë ngritur dyshime në sistemin e drejtësisë për mënyrën se si autori i krimit është liruar nga burgu.

Përmes një njoftimi, Inspektori i Lartë i Drejtësisë shprehet se ka urdhëruar nisjen e verifikimit të rastit për të identifikuar, nëse ka, përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve.

“Inspektori i lartë i Drejtësisë po ndjek me vëmendje komunikimet në media mbi ngjarjen tejet të rëndë të ndodhur në Tiranë, ku tre grave iu mor jeta dhe tre të tjera u plagosën, nga një individ i dënuar më parë për vrasje. Sic ka vepruar edhe në raste të tjera të ngjashme me ndjeshmëri të lartë publike, Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën të ditur, se ka urdhëruar nisjen e verifikimit të rastit për të identifikuar, nëse ka, përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve”, thuhet në njoftimin e ILD-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori