Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar sot një ndërmarrje në Kamenicë për të diskutuar për emigrimin e punëtorëve që po ikin masivisht nga Kosova.
“Gjatë vizitës në Kamenicë, sot kam vizituar Fabrikën e mobileve “Wood Product” ku pronari Adil Kryeziu shprehu shqetësimin se punëtorët që kanë përvojë pune po ikin për punë në Kroaci dhe vende tjera të Bashkimit Evropian”, ka shkruar kreu i PDK-së në Facebook.
Krasniqi tha se shumë të rinj nga i gjithë vendi po e braktisin Kosovën në kërkim të persepektivës dhe rritjes së mirëqenies në shtetet tjera.
“Me këtë trend të ikjes, Kosova po rrezikon të mbetet një vend i braktisur, dhe shumë biznese rrezikojnë të shuhen në të ardhmen për shkak të mungesës së burimeve njerëzore”, tha ai.
“Prandaj, detyrë e jona e përbashkët duhet të jetë kthimi i besimit në institucione, duke krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e bizneseve, përmes të cilave krijohen vende të reja pune me paga dinjitoze për qytetarët”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur