LAJMI I FUNDIT:

Boçvarski: Investime në infrastrukturë dhe sisteme moderne për lidhjen e rajonit

Boçvarski: Investime në infrastrukturë dhe sisteme moderne për lidhjen e rajonit

Me investime dhe bashkëpunim do të mundësojmë lidhjen dhe integrimin e rajonit, një rrugëtim më të shkurtër për qytetarët dhe biznesin. Nëse duam të jemi një vend i vërtetë tranzit, si në aspektin rrugor ashtu edhe në infrastrukturën hekurudhore, duhet të ndjekim të gjitha sistemet e reja moderne, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski para pjesëmarrësve të Forumit Ekonomik Shkup.

Duke folur për domosdoshmërinë e lidhjes së rajonit, Boçvarski i prezantoi aktivitetet dhe projektet aktuale dhe të ardhshme të vendit për ndërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe gazsjellëse.

Ai pret që këtë vit të fillojë ndërtimi i interkonjektorit të parë të gazit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, nga Negotina deri në kufirin grek, për të cilin projekti infrastrukturor për itinerarin u miratua në dhjetor të vitit të kaluar. Projekti, theksoi ai, është veçanërisht i rëndësishëm duke pasur parasysh se aktualisht kemi vetëm një lidhje ndërlidhëse me Republikën e Bullgarisë.


Ministri i Transportit po ashtu theksoi rëndësinë e përfshirjes së fundit të Korridorit 8 në hartën e korridoreve kryesore të Bashkimit Evropian, si dhe fillimin e ndërtimit të hekurudhës nga Kumanova në Kriva Pallankë, investim në vlerë prej rreth 200 milionë euro.

Po punohet edhe për hartimin e projektit Sistemi inteligjent i transportit SIT që do të instalohet në korridorin rrugor 10, për të cilin janë siguruar fondet nga Banka Botërore. Procedura për përzgjedhjen e kontraktorit pritet të shpallet këtë vit.

Ministri i Transportit tha se po punohet për përmirësimin e vendkalimeve kufitare Deve Bair dhe Qafasan dhe se në autostradën Tabanovc po hapen korsi shtesë për kalim më të shpejtë të automjeteve të pasagjerëve dhe mallrave.

Në këtë vend, siç theksoi, kemi pasur shembuj edhe më të mirë edhe më të këqij.

“Një nga shembujt me të cilin mund të mburremi është autostrada e shpejtë prej 64 milionë eurosh nga Shtipi në Radovish, e cila ka përfunduar katër muaj para afatit, sepse kemi pasur një projekt të mirë, menaxhim të mirë të itinerarit dhe problemet janë tejkaluar. Kemi edhe shembuj të këqij që relativisht na heqin energjinë dhe kohën në zvarritjen e punëve, e ajo është autostrada Kërçovë-Ohër, e cila që nga fillimi i punimeve në trase, gjatë ndërtimit, kemi ridizajnuar 25 për qind të trasesë ndërsa mekanizimi ka qenë tashmë në terren, e nga ana tjetër kemi zgjidhur mbi 3400 shpronësime”, tha Boçvarski dhe shtoi se pret që shuma e planifikuar e investimeve kapitale, e parashikuar në 800 milionë euro, të realizohet këtë vit.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori