LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Ka potencial të rritet shumica parlamentare

Kovaçevski: Ka potencial të rritet shumica parlamentare

Pas shkarkimit të zëvendësministrave, në Kuvend është hapur pika e zgjedhjet së zëvendësministrave të rinj të Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Arsimit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski falënderoi shumicën për mbështetjen dhe tha se kjo shumicë ka potencial të rritet edhe më tej.

“Falënderoj shumicën progresive për mbështetjen, ku u vërtetua se në këtë përbërje kuvendore, ka kapacitet progresiv me potencial që shumica e këtillë të rritet. Nëse i jepet mundësi vetëdijes, besoj se kjo përbërje kuvendore ka më shumë kapacitet me çka bashkë mund t’i sigurojmë perspektivat evropiane”, tha Kovaçevski.