LAJMI I FUNDIT:

Disa tifozë të Fenerbahçes kërkuan dorëheqjen e Erdoganit, qeveria turke ua ndalon hyrjen në stadiume

Disa tifozë të Fenerbahçes kërkuan dorëheqjen e Erdoganit, qeveria turke ua ndalon hyrjen në stadiume

Tifozët e Fenerbahçes kërkuan dorëheqjen e qeverisë së presidentit turk, Recepp Tayyip Erdogan pas dy tërmeteve të fuqishme, ku mbetën të vdekur mbi 45 mijë persona.

“Kanarinat e Verdha” kërkuan dorëheqjen e kabinetit qeveritar në ndeshjen e fundjavës kundër Konyapsor, por duket se kjo do t’iu kushtojë shumë shtrenjtë.

Anëtari i Kongresit të Fenerbahçes, Hasan Dogan pohoi se “qeveria ka nisur t’u dërgojë në shtëpi njoftime tifozëve që brohorasin kundër tyre”.


“E veçanta e tribunave është se aty ka njerëz të të gjitha pikëpamjeve politike. Njeriu nuk dëshiron ta besojë, por qeveria ka nisur t’u dërgojë tifozëve njoftime për ‘parandalimin e ndjekjes së ngjarjeve sportive’ bazuar në ligjin nr.6222, i cili nuk lejon brohoritjet që për synim kanë politikën”, pohoi ai.

Më vonë, Bordi i Sigurisë Sportive të Provincës së Kayserit vendosi të mos lejojë tifozët e klubit stambollas të jenë në shkallët e stadiumit në ndeshjen mes Kayserisporit dhe Fenerbahçe, e cila do të zhvillohet më 4 mars të 2023.

Ndryshe, edhe mbështetësit e Besiktasit kanë bërë thirrje që qeveria të japë dorëheqje. /Telegrafi/