LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 31-vjeçares në Kamëz, dyshohet për hakmarrje

Vrasja e 31-vjeçares në Kamëz, dyshohet për hakmarrje

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 31-vjeçares Etleva Kurti, e cila u gjet e vrarë me armë zjarri në banesën e saj në Kamzë. Pista kryesore të cilën po heton grupi hetimor është ajo e hakmarrjes.

31-vjeçarja rezulton të jetë motra e Vladimir Kurtit, ky i fundit i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit, në vitin 2018, raporton Euronews Albania.


Vladimir Kurti, 28 vjeç, rezulton i akuzuar për vrasjen e pronarit të një marketi në Kamëz.

Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2018, kur Vladimir Kurti dhe Rruzhdi Hoda u futën në marketin e Agim Bucit me qëllim për të grabitur.

Ata ishin të pajisur me thikë dhe pistoletë. Vladimiri u afrua tek kasa për të marrë lekët, por kur hasi në rezistencën e pronarëve, i sulmoi ata ngjarje ku u plagos dhe bashkeshortja e viktimës. /Telegrafi/