LAJMI I FUNDIT:

Droni në kërkim të zhdukurve, skena rrëqethëse nga vendi ku u përplasën dy trenat në Greqi

Droni në kërkim të zhdukurve, skena rrëqethëse nga vendi ku u përplasën dy trenat në Greqi

Në pamjet e publikuara nga mediat greke, shihet se si në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident hekurudhor në Greqi, ku si pasojë humbën jetën 36 persona dhe mbi 66 tjerë u lënduan.

Në anën tjetër ekipet e shpëtimit me ndihmën e kranit, kanë filluar largimin e vagonëve të dëmtuar nga përplasja e dy trenave, transmeton Telegrafi.

Aksioni i shpëtimit të pasagjerëve ka filluar, kurse droni është ngritur në ajër në kërkim të atyre që po konsiderohen të zhdukur.


Shkon në 36 numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave në Greqi, shumica e pasagjerëve ishin studentë
Lexo po ashtu Shkon në 36 numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave në Greqi, shumica e pasagjerëve ishin studentë

Brigada e zjarrfikësve ka njoftuar se nga përplasja e dy trenave njëri me pasagjerë e tjetri me mallra, kanë humbur jetën 36 persona dhe mbi 66 tjerë janë lënduar.

Treni që kishte 350 pasagjerë që ishte nisur nga Athina dhe për destinacion kishte Selanikun, u largua nga stacioni rreth orës 19:30 dhe është përplasur me një tren mallrash në Larisa, raporton BBC.

https://www.youtube.com/watch?v=UWTC9d2uHjs&ab_channel=ProtoThemaOnlinegr

Për aksidentin hekurudhor, brigada e zjarrfikësve është njoftuar pak minuta para mesnate, e guvernatori i Tesali, Konstatinos Agorastas ka thënë për televizionin publik grek se e tërë pjesa e përparme e trenit me pasagjerë është shkatërruar – duke theksuar se përplasja e trenave ndodhi derisa po lëviznin në binarët e njëjtë, shkruan Reuters.

“Po lëviznin me të njëjtën shpejtësi, e shoferët e trenave nuk e dinin se po i afroheshin njëri-tjetrit”, shtoi Agorastas.

Përplasja e trenave në Greqi, vijnë reagimet nga Kosova: Solidarizohemi me popullin grek
Lexo po ashtu Përplasja e trenave në Greqi, vijnë reagimet nga Kosova: Solidarizohemi me popullin grek

Stergios Minenis, që ishte në trenin me pasagjer ka thënë për Reuters, se pasagjerët dëgjuan “një shpërthim të madh” dhe se kanë përjetuar “10 sekondat e makthit”.

Si pasojë e përplasjes, Minenis thotë se pasagjerët janë përplasur nëpër vagonë dhe aty filloi të mbretërojë një situatë paniku.

“Gjithçka filloi të digjet, zjarr kishte kudo – majtas e djathtas. Nga 10 deri në 15 sekonda ishte kaos i vërtetë”, shtoi Minenis.

Aksidenti i mbrëmshëm hekurudhor në Greqi, po konsiderohet si më i rëndi në dekadat e fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
Gjermania kundër propozimit të BE-së për t'i dhënë fund dialogut me Izraelin

Gjermania kundër propozimit të BE-së për t'i dhënë fund dialogut me Izraelin

Azia
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Botë
Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës

Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës

Evropa
Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus

Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus

Evropa
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Amerika
Kalo në kategori