LAJMI I FUNDIT:

Plani i zbatimit të marrëveshjes së dakorduar, i vështirë për Kosovën

Plani i zbatimit të marrëveshjes së dakorduar, i vështirë për Kosovën

Faza në të cilën kanë hyrë nga sot Kosova dhe Serbia konsiderohet tejet e rëndësishme për fatin e marrëveshjes së dakorduar rreth Planit Evropian. Por më i i vështirë dhe sfidues, hartimi i planit të zbatimit vlerësohet të jetë për Kosovën. Në këtë proces, sipas njohësve të procesit të dialogut, pritet të detajohen dhe qartësohen shumë gjëra, përfshirë Asociacionin dhe statusin e Kishës Ortodokse Serbe.

Dakordimin e shumëkërkuar për Planin Evropian, Kosova dhe Serbia e arritën mbrëmjen e 27 shkurtit në Bruksel.

Mirëpo, kryeministri kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nuk u pajtuan për aneksin i cili shpjegon se si duhet të zbatohet plani.


Finalizimi i këtij udhërrëfyesi i është ngarkuar emisarit evropian, Mirsolav Lajçak dhe si afat për të është vendosur 18 marsi, kur pritet të mbahet takimi i radhës mes liderëve.

Deri atëherë, diplomati sllovak do t’i shpeshtojë udhëtimet në Prishtinë dhe Beograd, në atë që njihet si “diplomaci fluturuese”.

Si e tillë, ajo parasheh që BE-ja, në këtë rast si palë e tretë, të përcjellë qëndrimet e palëve nga njëra te tjetra, deri në momentin e takimit të përbashkët.

Në këtë proces, Qeveria e Kosovës ka dhënë sugjerimet e para publike.

Analistët amerikanë të ndarë mbi rezultatin e takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel
Lexo po ashtu Analistët amerikanë të ndarë mbi rezultatin e takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel

“Ky plan duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Pikërisht ky proces gati tri javor, vlerësohet i vështirë dhe sfidues për Kosovën nga shoqëria civile.

Dy çështjet të do të ndikojnë në këtë, sipas Grupit për Studime Juridike dhe Politike, janë Asociacioni dhe statusi i Kishës Ortodokse.

“Konsideroj që do të ketë dinamika dhe do të jetë proces i vështirë sepse numri i temave dhe çështjeve që do të diskutohen dhe për të cilat do të arrihet dakordim është goxha i madh, ndërsa periudha është relativisht e shkurtër. Kështu që BE-ja dhe SHBA-të e kanë marrë një lloj pajtimi prej të dy palëve në parim për secilën prej atyre çështjeve”, deklaroi Arbresha Loxha, drejtoreshë e GLPS-së.

Asociacioni është në mesin e pikave të udhërrëfyesit që BE-ja u ka dorëzuar palëve si propozim më 6 dhjetor të vitit të kaluar.

Aty thuhet se jo më larg se 15 ditë nga data e nënshkrimit të marrëveshjes bazë, Ekipi Menaxhues duhet t’i prezantojë dialogut të lehtësuar, draftin e parë të Statutit në më mënyrë që të nisin diskutimet për të.

Kur kjo të ndodhë, sipas draftit, palët duhet formalisht të kenë në fuqi menjëherë: Njohjen e ndërsjellë të dokumenteve dhe simboleve respektive, si dhe shkëmbimin e misioneve diplomatike.

Ky draft është publikuar nga mediat edhe të martën, një ditë pas dakordimit në Bruksel.

Por, raportimin për dokumentin, Qeveria e ka quajtur të pasaktë dhe të paqëndrueshëm.

Zëdhënësi i ekzekutivit, Perparim Kryeziu ka thënë se për planin e zbatimit do të diskutohet dhe negociohet në takimet e radhës.

BE-ja synon që puna për zbatimin e marrëveshjes të finalizohet para takimit të radhës të Këshillit Evropian, që mbahet më 23 dhe 24 mars./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori