LAJMI I FUNDIT:

Del në dritë klauzola e Mbappes që ia hap derën për largim nga PSG

Del në dritë klauzola e Mbappes që ia hap derën për largim nga PSG

Kylian Mbappe ka katër muaj për të vendosur nëse dëshiron të aktivizojë klauzolën e rinovimit njëvjeçar në kontratën e tij aktuale me Paris Saint-Germain.

Sulmuesi 24-vjeçar nënshkroi një marrëveshje të re majin e kaluar, e cila fillimisht u raportua se do të skadonte në vitin 2025, megjithatë, mendohet se do të skadojë një vit më parë. Francezi ishte subjekt i interesimit nga Real Madridi dhe Liverpooli përpara se të vendoste të qëndronte te PSG në një kontratë me vlerë 700 mijë euro në javë.

Tani, sipas L’Equipe, Mbappe ka mundësinë të zgjasë marrëveshjen e tij me PSG-në edhe për 12 muaj të tjerë përtej datës së skadimit të vitit 2024 – por ka vetëm katër muaj për të aktivizuar atë klauzolë. Kjo do të thotë se fituesi i Kupës së Botës ka kohë deri në fund të qershorit për të vendosur nëse dëshiron të sigurojë një vit tjetër në kontratën e tij.


Nëse jo, atëherë lojtari mund të kërkojë një transferim janarin e ardhshëm përpara se të largohet i lirë në verë. Ish-sulmuesi i Monacos ka qenë në formë drithëruese këtë sezon, pasi ka shënuar 29 gola në 29 ndeshje për PSG-në në të gjitha garat.

Ai gjithashtu shënoi tetë gola të tjerë në Kampionatin Botëror në Katar për të çuar numrin e tij në 37-të – më së shumti në çdo lojtar në pesë ligat më të mira evropiane, duke kaluar edhe Erling Haalandin. Pritet të rritet interesimi për Mbappen në fund të sezonit, veçanërisht nëse ai nuk vendos të shtojë edhe një vit në kontratën e tij.

Real Madridi ka qenë prej kohësh admirues i sulmuesit, pasi u përpoq ta nënshkruante atë në vitin 2021, por PSG refuzoi të gjitha ofertat për lojtarin pasi Lionel Messi bëri kalimin nga Barcelona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

La Liga
Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Premier League
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Prapaskenat e ditës së fundit të afatit kalimtar, Man Utd refuzoi ofertën e Betisit për dy yjet e ekipit

Prapaskenat e ditës së fundit të afatit kalimtar, Man Utd refuzoi ofertën e Betisit për dy yjet e ekipit

Premier League
Krisje në kampin e Milanit? Leao dhe Hernandez ‘injoruan’ trajnerin dhe bashkëlojtarët

Krisje në kampin e Milanit? Leao dhe Hernandez ‘injoruan’ trajnerin dhe bashkëlojtarët

Serie A
Kalo në kategori