I bindur se vendimi i gjykatës së shkallës së parë për të njohur kuvendin e 11 dhjetorit thirrur prej tij i ka dhënë përgjigje përfundimtare çështjes se kujt i takon vula e Partisë Demokratike, kryetari i PD-së Sali Berisha iu përgjigj sot akuzave që kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka drejtuar ndaj gjykatësit që ka marrë vendimin, duke thënë se është korruptuar.
“Alibasha është një zëdhënës mjeran i Edi Ramës. Edhe njëherë, sqaroj shqiptarët: PD nuk ka asnjë problem as me gjykatën, as me logon. Ka një vendim gjykate, të 25 marsit 2022, që konsideron legjitime të gjithë dokumentet. Akti i vetëm i asaj gjykate është të konstatojë se ai që ankohet është një skllav i mjerë i Edi Ramës dhe nuk ka asnjë legjitimitet në kërkesën e tij”, u shpreh Berisha në një komunikim me gazetarët.
Aleanca opozitare mes Berishës, Metës e Dules nuk do të jetë e vetmja në zgjedhjet e 14 majit. Bashkëpunimin mes LZHK-së dhe Bindjes, kreu demokrat e sheh si një provë që ata kanë zgjedhur për të matur forcën elektorale. Ndërsa për distancimin e PDIU-së nga opozita, kishte një mesazh.
“PDIU akoma është në zonën gri, por shoh se nga po shkon. Por dua t’i them elektoratit të tyre se Enver Hoxha i shfarosi në zonat ku ishin, ta mendojmë mirë kur të shkojnë te nipi i Kristaq Ramës e Spiro Kolekës”, tha Berisha.
Kreu demokrat vijoi akuzat për lidhjet e Ramës me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, për të cilët thotë se përdorën lidhjet me Dorian Duçkën dhe Agron Nezën me qëllim shantazhimin e sipërmarrësve. Këtë herë, Berisha foli emra të përveçëm.
Berisha i bëri thirrje Kongresit të SHBA, të hetojë edhe për lidhjet që sipas tij ambasadorja amerikane Yuri Kim ka me çështjen Rama-McGonigal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj