Tirana është solidarizuar sot me një marshim pro Ukrainës, kur mbushet një vit nga fillimi i agresionit rus.
Në një ceremoni të posaçme të mbajtur në Tiranë, ku të pranishëm ishin ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov, ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministra të qeverisë, u mbajt një minutë heshtje në kujtim të jetëve të humbura gjatë kësaj lufte të tmerrshme.
Qytetarët, ambasadorët dhe eksponentët e lartë shtetëror, marshuan duke mbajtur dorën e njëri tjetrit që nga ambasade e Ukrainës në Tiranë, deri në sheshin “Skënderbej”.
Gjatë fjalës së tij, Ambasadori Shkurov deklaroi se, mbrojtja e ukrainasve do të vazhdojë deri sa territori ukrainas dhe integriteti i tij të rivendoset brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht.
Ambasadori tha se, Ukraina është sot e mbuluar me gjak, por po vazhdon të luftojë për nderin e lirinë, pa kushte për një fitore që beson.
“24 shkurti i vitit të shkuar, ora 4.40 e mëngjesit është një mëngjes që nuk do ta harrojmë asnjëherë. Ky ishte një vit që tregoi kush jemi, identifikoi miqtë tanë dhe ju dha lindje heronjve tanë. Një vit me dhimbje të pashmangshme, pikëllime e humbje që do të mbeten gjithmonë në zemrat e ukrainasve’, tha ambasadori.
Për ambasadorin ukrainas, por edhe popullin ukrainas, deri para një viti nisja e një pushtimi ishte e paimagjinueshme.
“Kur agresioni rus ndaj Ukrainës filloi, asnjë prej njerëzve të ndërgjegjshëm nuk kishin menduar fillimin e një lufte që po vazhdon prej 1 viti”, u shpreh ai.
Ashtu sikundër, theksoi Shkurov, në Rusi besohej se, Ukraina do të binte për pak ditë, gjë që as s’ka për të ndodhur.
“Edhe pse dikush në Rusi ka menduar se Ukraina mund të binte brenda pak ditësh, kjo nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë. Sot përsëri adresohem në emër të popullit tonë të cilët me kurajo dhe pa u lëkundur kanë mbrojtur mëmëdheun dhe pavarësinë tonë përgjatë një viti. Këtu dëshmoj se jam krenar të përfaqësoj Ukrainën dhe ukrainasit”, tha ai.
Shkurov u ndal edhe në situatën në Ukrainë përgjatë këtij viti, kur foli për vrasje masive civilësh e shkatërrim.
“Ajo që kemi parë përgjatë një viti të tmerrshëm të luftës, vrasje masive të civilëve, tortura, plaçkitje, abuzim, shkatërrim i pamëshirshëm i infrastrukturës civile, tregon se ka jo vetëm një rritje dhe vrull të reflekseve kafshërore, por gjithashtu edhe dëshirë në koshiencën e agresorëve për të poshtëruar e shkatërruar popullin tonë“, u shpreh ambasadori ukrainas.
Sipas Shkurov, mbrojtësit ukrainas kanë çliruar pothuajse gjysmën e territorit të pushtuar nga Rusia.
“Ashtu si një vit më parë, armiku ka përqendruar mijëra tanke e avionë luftarakë në Ukrainën lindore. Pushtuesit rus janë fokusuar me forcat e tyre me shkallë të lartë ofensive dhe veprimet e tyre në Donetsk dhe Luhansk. Mbrojtësit ukrainas kanë çliruar pothuajse gjysmën e territorit të pushtuar nga Rusia që prej momentit kur nisi ky invazion i shkallës masive. Ky proces do të vazhdojë derisa territori ukrainas dhe integriteti i tij të rivendoset brenda kufijve të njohur“, deklaroi ambasadori.
Njëkohësisht, ambasadori shprehu mirënjohjen për mbështetjen e solidaritetin e qeverisë shqiptare, sikundër edhe partnerët ndërkombëtarë që ndihmuan Ukrainën.
“E mbaj mend 8 prillin, protestën kur marshuam nga “Sheshi Skënderbej” në rrugën, ku falë përpjekjeve të një miku të Ukrainës, kreut të bashkisë së Tiranës, mban sot emrin “Ukraina e lirë“.
Në fjalë e mbajtur përpara të pranishmëve ambasadorja Yuri Kim, tha se presidenti rus i bëri llogaritë gabim, pasi Perëndimi është i bashkuar si kurrë më parë në mbështetje të Ukrainës.
“Presidenti Biden i kujtoi botës që Putin e kishte tërësisht gabim përpjekjen për të imponuar vullnetin e tij kundër Ukrainës. Ai gjeti kombim më të fortë.
Putin mendonte se Perëndimi ishte i përçarë, e kishte gabim. Perëndimi është bashkuar si kurrë më parë.
Nuk është vetëm Shqipëria që qendron me Ukrainën por dhe SHBA, e gjithë bota mbarë”, tha Kim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamza në dy lagje të Prishtinës: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, besoni në mundësitë që ofron vendi ynë
“Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës”, avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri