LAJMI I FUNDIT:

Platforma Ndreqe.com ku mund të raportoni ankesat tuaja për probleme komunale

Platforma Ndreqe.com ku mund të raportoni ankesat tuaja për probleme komunale

Ndreqe është platformë online që mbledhë ankesat e qytetarëve për shërbime publike komunale dhe i portretizon në një hartë interaktive. Platforma u mundëson qytetarëve të raportojnë lehtë dhe shpejt ankesat, ndërsa institucioneve komunale iu mundëson kanalizimin e këtyre kërkesave në një vend lehtë të qasshëm.

Aktualisht, përmes platformës Ndreqe mund të raportohen këto kategori të problemeve: mbeturina, ujëra të zeza, gropa në rrugë, ndriçim publik, trotuar i dëmtuar, shenja të rrugës dhe pengesa për persona me aftësi të kufizuar.


Ankesat e raportuara në ndreqe dërgohen për t’u rregulluar tek zyrtarët përgjegjës të komunave. Secili qytetar mund të shohë ankesat e raportuara, mund të përditësoj ato apo abonohet për njoftime. Përveç kësaj, Ndreqe krijon një atmosferë të pjesëmarrjes qytetare, ku qytetarët mund të përfshihen drejtpërdrejtë në ankesa tek qeverisja lokale. Iu mundëson qytetarëve të raportojnë lehtë dhe shpejt ankesat për shërbime publike në lagjet dhe fshatrat e tyre.

Telegrafi do të raportoj për çdo ankesë dhe reagim nga komunat.

Këtu mund të shihni disa raportime dhe ankesa të qytetarëve në disa komuna të Kosovës dhe pastaj reagimi i autoriteteve lokale dhe rregullimi i tyre.

Aplikacioni ndreqe.com mund të shkarkohet nga sistemet IOS dhe Android.

Ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori