LAJMI I FUNDIT:

Weinstein dënohet me 16 vjet tjera burg lidhur me akuzat për përdhunim

Weinstein dënohet me 16 vjet tjera burg lidhur me akuzat për përdhunim
(Foto: Getty)

Ish-manjati i filmave të Hollywoodit, Harvey Weinstein, është dënuar në Los Angeles me 16 vite të tjera burg për akuzat për përdhunim dhe sulm seksual në vitin 2013 të një modeleje dhe aktoreje italiane.

70-vjeçari tashmë po vuan dënimin me 23 vjet për aktakuzën e dytë, të ngritur në New York – shkruan BBC.


Më shumë se 80 persona deri më tani e kanë akuzuar Weinsteinin për përdhunim ose sjellje të pahijshme, por ai ka mohuar se ka pasur ndonjëherë seks pa pajtim të dyanshëm.

(Foto: Getty Images)

Prokurorët kishin kërkuar që producenti të merrte dënim maksimal, pa lirim me kusht, pasi një juri e shpalli atë fajtor në muajin dhjetor.

Harvey Weinstein shpallet fajtor në gjyqin e dytë për sulme seksuale
Lexo po ashtu Harvey Weinstein shpallet fajtor në gjyqin e dytë për sulme seksuale

Për kujtesë, juria e shpalli Weinsteinin fajtor për përdhunim dhe penetrim seksual me objekt të huaj, në të cilin ishte përfshirë një femër. Megjithatë, ai u lirua nga akuzat lidhur me viktimën e dytë të supozuar, teksa nuk pati vendim për dy akuza të tjera.

Lawrence mohon të ketë qenë në lidhje me Harvey Weinstein
Lexo po ashtu Lawrence mohon të ketë qenë në lidhje me Harvey Weinstein

Filmbërësi ka deklaruar se të gjitha marrëdhëniet e tij seksuale ishin konsensuale dhe se ai nuk ishte fajtor. Avokatët e tij pretendojnë se gratë me dëshirë kishin bërë seks me të, sepse besonin se ai do t’ia avanconte në karrierë.

Ai tashmë i ka kryer dy vite nga dënimi prej 23 vitesh burg, pasi ishte dënuar për sulm seksual në New York. /Telegrafi/

Dëshmi shokuese në gjyqin e Harvey Weinstein - një aktore e "Dirty Dancing" pretendon se ai masturboi mbi gjoksin dhe fytyrën e saj
Lexo po ashtu Dëshmi shokuese në gjyqin e Harvey Weinstein - një aktore e "Dirty Dancing" pretendon se ai masturboi mbi gjoksin dhe fytyrën e saj

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori