Sergio Ramos pensionohet nga Spanja, pasi përzgjedhësi i ri nuk do ta ftojë më
Sergio Ramos ka lëshuar një deklaratë për t’i dhënë lamtumirën e tij të detyruar me Kombëtaren e Spanjës pas një telefonate nga Luis de la Fuente.
Mbrojtësi i njohur nuk ishte ftuar as nga Luis Enrique në kampionatin e fundit botëror që u mbajë të Katar.
Vendimi i tij ka ardhur, pasi që përzgjedhësi aktual i Spanjës, Luis de la Fuente, ka vendosur të mos e ftojë më, pa marr parasysh se ku luan, apo si është forma e tij.
Letra e plotë nga Sergio Ramos
Ka ardhur koha, koha për t’i thënë lamtumirë Kombëtares së Spanjës. La Rojas. Sot në mëngjes mora një telefonatë nga menaxheri aktual i Kombëtares, i cili më tha se nuk llogarit dhe se nuk do të llogarisë tek unë, pavarësisht nivelit që mund të tregoj apo si vazhdon karriera ime sportive. Me keqardhje të madhe, është fundi i një rrugëtimi që shpresoja se do të ishte më i gjatë dhe që do të përfundonte me një shije më të mirë, për nivelin e treguar dhe të gjitha sukseset që kemi arritur me La Rojan tonë.
Besoj me përulësi se kjo trajektore e meritonte të përfundonte me një vendimi personal, apo sepse performanca ime nuk ishte në atë që meriton Kombëtarja jonë, por jo për shkak të moshës apo arsyeve të tjera që, pa i dëgjuar, i kam ndjerë. Sepse të qenit i ri ose më pak i ri nuk është një virtyt apo defekt, është thjesht një karakteristikë e përkohshme që nuk lidhet domosdoshmërisht me performancën apo aftësinë. Unë i shikoj me admirim dhe zili Modricin, Messin, Pepen… thelbin, traditën, vlerat, meritokracinë dhe drejtësinë në futboll. Fatkeqësisht nuk do të jetë kështu për mua, sepse futbolli nuk është gjithmonë i drejtë dhe futbolli nuk është kurrë vetëm futboll”.
Për të gjitha këto, duhet ta pranoj me trishtim dhe ta ndaj me ju, por me kokën lart dhe shumë mirënjohës për gjithë këto vite dhe për gjithë mbështetjen tuaj. Unë marr me vete kujtime të pashlyeshme, të gjithë titujt për të cilët kemi luftuar dhe festuar së bashku, dhe krenarinë e jashtëzakonshme për të qenë lojtari spanjoll me më shumë paraqitje. Kjo mburojë, kjo bluzë dhe këta tifozë, të gjithë ju, më kanë bërë të lumtur. Do të vazhdoj të bëj tifo për vendin tim nga shtëpia me emocionin e personit të privilegjuar që ka mundur ta përfaqësojë me krenari 180 herë. Faleminderit nga zemra për të gjithë ju që keni besuar gjithmonë në mua!.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ten Hag nuk i frikësohet përballjes me Cityn: United ka forcë ta mposhtë secilin kundërshtarë
Live LIVE: Finalja e madhe e basketbollit mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit
Xhiro e fundit në Superligë, delegohen gjyqtarët: Vëmendja në Klinë dhe Malishevë
Messi me supergol nga goditja e lirë i jep fitoren Argjentinës ndaj Ekuadorit
Mirlind Daku shpërthen në lot pas ndeshjes: Kjo është më shumë se një Kupë Bote
E gjithë liga është e manipuluar dhe tani kanë ardhur provat: Federata ka pezulluar zyrtarisht kampionatin
Situata e grupit të Shqipërisë: Gara mes kuqezinjve, polakëve dhe çekëve
Luajti për Zvicrën dhe Kosovën, legjenda Albert Bunjaku në përkrahje të Dardanëve nga stadiumi: Fitojmë 2-1, kualifikimi ende i mundur
Barazim i madh i Shqipërisë ndaj Republikës Çeke si mysafir, ëndrra për Euro 2024 vazhdon
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vrasja në Kryshec të Pejës, dëshmitarët okularë rrëfejnë se si ndodhi ngjarja në lokal pas një telefonate
Barazim i madh i Shqipërisë ndaj Republikës Çeke si mysafir, ëndrra për Euro 2024 vazhdon
“Ku e shihni veten pas pesë vitesh?”: Publikohen disa pamje të vitit 2018, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Zelensky gjatë luftës në Ukrainë
Mirlind Daku shpërthen në lot pas ndeshjes: Kjo është më shumë se një Kupë Bote
Luajti për Zvicrën dhe Kosovën, por legjenda Albert Bunjaku në përkrahje të Dardanëve nga stadiumi: Fitojmë 2-1, kualifikimi ende i mundur
Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë