LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti rus ka thënë se vendi i tij “zhduket” nëse humbet luftën në Ukrainë

Ish-presidenti rus ka thënë se vendi i tij “zhduket” nëse humbet luftën në Ukrainë

Ish-presidenti rus dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dmitry Medvedev tha se Rusia do të “zhduket” nëse humbet luftën në Ukrainë.

“Nëse Rusia ndalon operacionin ushtarak special pa arritur fitore, Rusia do të zhduket, ajo do të copëtohet”, tha Medvedev në një postim në Telegram të mërkurën. “Nëse SHBA ndalon furnizimin me armë për regjimin e Kievit, lufta do të përfundojë”.

Komentet e Medvedev pasojnë fjalimin e presidentit amerikan Joe Biden në Poloni, përcjell Telegrafi.


Gjatë fjalimit të tij, Biden tha: “Nëse Rusia do të ndalonte pushtimin e Ukrainës, do t’i jepte fund luftës. Nëse Ukraina do të ndalonte së mbrojturi veten kundër Rusisë, do të ishte fundi i Ukrainës”, për të cilën Medvedev pretendoi se ishte “një gënjeshtër e rafinuar”.

Medvedev komentoi gjithashtu fjalimin e Putinit për gjendjen e kombit të martën, në veçanti një njoftim se Rusia po pezullon pjesëmarrjen e saj në traktatin e ri START për reduktimin e armëve bërthamore.

Ai e quajti atë “një vendim të vonuar dhe të pashmangshëm”.

“… Nëse Shtetet e Bashkuara duan të mposhtin Rusinë, atëherë ne kemi të drejtë të mbrohemi me çdo armë, përfshirë bërthamore”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rritet numri i të vrarëve në Poltava - publikohen pamjet e para pas sulmeve të Rusisë

Rritet numri i të vrarëve në Poltava - publikohen pamjet e para pas sulmeve të Rusisë

Evropa
Mesazhi i një pengu izraelit pak para se të vdiste: Popull mos na lini pas dore, Netanyahu dështoi

Mesazhi i një pengu izraelit pak para se të vdiste: Popull mos na lini pas dore, Netanyahu dështoi

Azia
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Dorëhiqen tre ministra ukrainas

Dorëhiqen tre ministra ukrainas

Evropa
SHBA afër arritjes së marrëveshjes për raketat me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, ky veprim do ta ndryshonte rrjedhën e luftës

SHBA afër arritjes së marrëveshjes për raketat me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, ky veprim do ta ndryshonte rrjedhën e luftës

Evropa
Parashutistët ukrainas ndalin sulmin rus në Donetsk, ushtarët e Putinit fillojnë të tërhiqen kur mësojnë se janë shënjestër e artilerisë

Parashutistët ukrainas ndalin sulmin rus në Donetsk, ushtarët e Putinit fillojnë të tërhiqen kur mësojnë se janë shënjestër e artilerisë

Evropa
Kalo në kategori