Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqitur të mërkurën paradite në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se Meta është thirrur për të dëshmuar për hetimin e dosjes CEZ-DIA, raporton A2 CNN.
SPAK ka nisur gjithashtu hetimet pas kallëzimit penal të bërë nga ish-deputeti Halit Valteri kundër Metës, vitin e kaluar.
Prokuroria e Posaçme, SPAK, i ka dërguar shkresa zyrtare bankave të nivelit të dytë në vend dhe tatimeve, në funksion të hetimit të nisur.
Burime pranë SPAK konfirmuan bankave iu është kërkuar informacion lidhur me llogaritë bankare, apo çdo transaksion të bërë nga të kallëzuarit e Valterit, që veç ish-presidentit, janë edhe Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo dhe Iraklis Fidetzis.
Njëkohësisht, është kërkuar edhe një pasqyrë e deklarimeve të tyre në organet tatimore. Hetimi në fjalë në Prokurorinë e Posaçme është regjistruar pa emra konkretë personash të dyshuar dhe po drejtohet nga prokurorët Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.
Procedimi ndodhet në fazën e mbledhjes së informacioneve të hapura nga institucionet dhe më pas në varësi të gjetjeve apo dyshimeve që mund të krijohen, do të vendoset për veprimet e tjera hetimore, si mund të jetë thirrja dhe pyetja e të kallëzuarve.
Me herët, SPAK i kërkoi zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një kopje të formularit të vetëdeklarimit të Metës, si edhe Gjendjes Civile informacion mbi gjeneralitetet e ish-presidentit dhe ndryshimeve të mundshme.
Në kallëzimin e depozituar në muajin qershor në SPAK, ish-deputeti Valteri ngre dyshime ndaj ish-presidentit dhe tre të tjerëve për disa vepra penale, mes të cilave “korrupsion” dhe “fshehje të pasurisë”.
Kallëzimi i tij mori shkas nga një publikim në një media austriake, që fliste për kontrata lobimi në SHBA, të padeklaruara nga Lëvizja Socialiste për Integrim që i paraprinë fushatës zgjedhore të vitit 2017. Sipas kallëzimit, lobimi është financuar përmes kompanive offshore në Qipro, me qëllim sigurimin e një fotoje në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump.
Në shtator të vitit të kaluar, edhe avokati Idajet Beqiri depozitoi një kallëzim penal në SPAK ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, për disa vepra penale mes të cilave “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.
Sipas avokatit, anëtarët e familjes Meta kanë marrë një sërë trajtimesh estetike në një klinikë në San Marino, shumë të kushtueshme. Po sipas tij, vetëm një nga ndërhyrjet estetike të Monika Kryemadhit ka kushtuar mbi 280 000 euro dhe është paguar nga një llogari bankare “offshore” në Qipro.
Ndërkohë, Euronews Albania raporton se në një prononcim të shkurtër për mediat pas daljes nga zyrat e SPAK, Meta tha se në organin e akuzës ka çuar dhjetëra denoncime. Ai i bëri thirrje SPAK të veprojë kundër korrupsionit.
“Po kam sjellë me dhjetëra denoncime këtu, me firmë, me vulë në SPAK, prandaj kam ardhur me shumë kënaqësi. I kam thirrur disa herë SPAK të veprojë kundër korrupsionit”, tha Meta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAmbasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'