Kuzhina e parë për të varfrit (Tafel) u hap në Berlin 30 vjet më parë. Të varfrit marrin atje ushqim, i cili ndryshe do të hidhej në mbeturina. Numri i atyre që i shfrytëzojnë këto kuzhina është rritur.
Frymëzimi për këtë projekt erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një anëtare e një shoqate të grave në Berlin lexoi një artikull rreth vullnetarëve në Nju Jork që shpërndanin për të pastrehët ushqime të hedhura.
“Mendova: OK, mund ta bëjmë edhe ne këtë. Ne donim të ofronim një tryezë të pasur për ata që përndryshe nuk mund kishin ushqime”, kujton Sabine Werth.
Kjo është arsyeja pse 30 vjet më parë, së bashku me kolegët e saj nga Iniciativa e Grave të Berlinit, ajo themeloi kuzhinën e parë për të varfrit (Tafel = tryezë), e cila është ende më e madhja në vend. Sot “Berliner Tafel” është një shoqatë qytetarësh e regjistruar që funksionon në mënyrë të pavarur.
Ideja për të krijuar një kuzhinë ku shërbehet supë dhe ushqime të tjera për nevojtarët u përhap shpejt. Sot janë 936 të tilla në të gjithë Gjermaninë. Zinxhirët e mëdhenj të supermarketeve shpërndajnë ushqimet e mbetura që nuk mund t’i shesin një ose dy herë në javë, zakonisht në mbrëmje. Në këtë mënyrë u mundësohet njerëzve të varfër të hanë ushqime të freskëta, mollë, salsiçe apo bukë. Për ta bërë këtë, ata duhet të dokumentojnë se kanë nevojë, për shembull, me një vërtetim nga zyra e mirëqenies sociale.
“Ne ndjekim parimin e vjetër të Robin Hood: marrim ku ka shumë dhe japim ku ka nevojë. Por ne e bëjmë këtë ligjërisht”, thotë ajo.
Në fillim, kuzhinat ishin kryesisht vetëm për të pastrehët, por kjo ka ndryshuar. Tani ato janë një lehtësim i madh për këdo që ka nevojë. Ka shumë prindër të vetëm, pensionistë me pensione të vogla dhe refugjatë që vijnë dhe ushqehen këtu. Sepse vetëm nëse është e mundur të kursehet pak nga buxheti i pamjaftueshëm mujor, janë të mundshme edhe shpenzime të tjera, si për shembull, për një fletore për fëmijën në shkollë ose një vizitë në kinema.
Varfëria në Gjermani
Shoqata ombrellë e kuzhinave për të varfrit vlerëson se vitin e kaluar dy milionë njerëz në Gjermani e përdorën këtë mundësi – dukshëm më shumë, rreth 50 për qind, se një vit më parë.
Megjithëse Gjermania është një nga vendet më të pasura në botë, 13.8 milionë njerëz jetojnë në rrezik nga varfëria ose ishin të prekur drejtpërdrejt nga varfëria në vitin 2022. Por sa për shpjegim: Në rastin e Gjermanisë flitet për varfëri relative dhe jo absolute, sepse njerëzit nuk duhet të vuajnë dhe vdesin nga uria ose të ngrijnë në rrugë nga të ftohtit.
Varfëria në Gjermani do të thotë se personi nuk ka aq, sa njerëzit nuk mund të marrin pjesë në jetën normale shoqërore, ka ditë që ata nuk kanë drekë për fëmijët, nuk ka udhëtime për pushime dhe nuk mund t’u ofrohet arsim cilësor të rinjve.
Në fillim, kuzhinat e këtilla shiheshin si një mundësi për të kursyer të paktën një pjesë të ushqimit që përndryshe shpërdorohej dhe hidhej, ndërkohë që të tjerët kanë nevojë për ushqime. Por ndërkohë ato janë kthyer në një lloj pasqyre të shoqërisë – në një tregues se edhe në Gjermani ka varfëri.
“Ne jemi sizmograf për situatën në shoqëri dhe zhvillimin e saj”, thotë presidenti i organizatës ombrellë të kuzhinave, Jochen Brühl.
Kur u hap kuzhina e parë në vitin 1993, varfëria ende nuk njihej nga politika si problem social. Motoja ishte: varfëria nuk ekziston, nëse do të punosh, puno.
“Për fat të mirë, gjërat kanë ndryshuar shumë në 30 vjet”, thotë Werth.
“Sot nuk ka më asnjë parti, asnjë grup parlamentar, asnjë politikan që thotë se nuk ka varfëri në Gjermani. Kjo është, ndër të tjera, meritë e shumë kuzhinave të këtilla në vend. Fakt është se pothuajse në çdo qytet ka të paktën një kuzhinë të tillë, varfëria është bërë e dukshme”, shton Brühl.
Ushqimi dhe politika
Por këto tryeza bisedohet shpesh në qarqet politike.
“Nëse merremi seriozisht me këto çështje, automatikisht merremi edhe me politikë. Jo politikë partiake, por me efektet socio-politike, sepse përmes këtyre projekteve ne ua mbajmë politikanëve një pasqyrë përpara dhe u tregojmë se çfarë nuk funksionon qartë në disa vende”, shton ai.
“Ushqimi është politikë”, pohon Werth.
Këto projekte janë prej fillimit në shënjestër të kritikave. Ato tregojnë qartë varfërinë dhe tregojnë sjelljen e shtetit dhe të nevojtarëve. Ndërsa njerëzit e përfshirë në punën e projekteve nuk duan të jenë pjesë e sistemit shtetëror të mirëqenies sociale. Të gjithë theksojnë se është e gabuar që shërbimet sociale të shtetit i dërgojnë njerëzit në këto kuzhina, pasi të ardhurat mujore të tyre nuk janë të mjaftueshme.
“Gjithnjë e më shumë njerëz po rrëshqasin në një situatë kur padashje futemi në këtë sistem social. Por ne nuk e duam këtë dhe luftojmë fort kundër tij”, përfundon Brühl.
Në Berlin, sipas Werth, kuzhinat nuk marrin asnjë mbështetje financiare nga shteti për të ruajtur pavarësinë e tyre. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025