LAJMI I FUNDIT:

Bledi Mane largohet vullnetarisht nga Big Brother VIP Albania

Bledi Mane largohet vullnetarisht nga Big Brother VIP Albania

Gazetari i njohur, Bledi Mane ka kërkuar që vullnetarisht të largohet nga Big Brother VIP Albania.

Ai bëri kërkesë që të largohet pa pritur vendimin nga votat e publikut për të shpëtuar Kiarën dhe Luizin nga eliminim me të cilët ishte i nominuar.


Pas një diskutimi me Arbanën, Bledit i është pranuar kërkesa e tij dhe ai përfundimisht është larguar nga shtëpia e famshme.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Për vendimin e tij, Mane tha se dëshiron të ia bëjë befasi Kiarën në mënyrë që të vazhdojë rrugëtimin e saj përkrah partnerit të saj, Luizit.

Bledi Mane kërkon të largohet nga Big Brother VIP Albania për të shpëtuar nga eliminimi i mundshëm Kiara Titon
Lexo po ashtu Bledi Mane kërkon të largohet nga Big Brother VIP Albania për të shpëtuar nga eliminimi i mundshëm Kiara Titon

Pasi Bledi la shtëpinë, Luizi tha se është tejet mirënjohës ndaj tij për vendimin që të largohet dhe që Kiara dhe ai të vazhdojnë këtë rrugëtim.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Ndërkohë, pas kësaj situate është anuluar votimi për të eliminuarin madje të gjitha ata që kanë votuar gjatë këtyre ditëve do të rimburësohen. /Telegrafi/