LAJMI I FUNDIT:

Nën rrënoja e mes të vdekurve për të shpëtuar të gjallët, rrëfimi drithërues i pjesëtarit të FSK-së për misionin në Turqi

Nën rrënoja e mes të vdekurve për të shpëtuar të gjallët, rrëfimi drithërues i pjesëtarit të FSK-së për misionin në Turqi

Besart Ejupi nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ka rrëfyer mes lotësh dhe emocionesh gëzimi në momentin e shpëtimit të foshnjës dhe nënës së tij të cilët gjendeshin nën gërmadha në Turqi. “Kauza është t’ia shpëtosh jetën dikujt edhe nëse e rrezikon jetën tënde”, u shpreh ai në emër të gjithë pjesëtarëve të FSK-së

“Derisa kemi intervenuar te fëmija në të majtën tonë ka qenë babai i fëmijës, në të djathtën ka qenë motra ndërsa në mes tyre që tashmë ishin të vdekur është dashur të kalojmë dhe të shkojmë të tërheqim trupin e gjallë. Për 6 deri 12 orë kemi qëndruar më afër se anëtarët e familjes me një viktimë nën rrënoja”, është një pjesë e rrëfimit të Besart Ejupit, Instruktor në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimeve për kërkim-shpëtim, i cili ka qenë në Turqi për të ndihmuar në gjetjen e njerëzve që mbetën të gjallë apo të vdekur nën rrënoja si pasojë e tërmetit që goditi vendin më 6 shkurt.

Ai ka treguar në emisionin “Five” në RTV Dukagjini momentet e gëzimit, sakrificave dhe momentin kur nën rrënoja arritën pas më shumë se 6 orësh punë të shpëtojnë foshnjën dhe nënën e saj.


Ejupi ka bërë të ditur se foshnja kur u shpëtua ka qenë në gjirin e nënës dhe sipas tij kjo e ka mbajtur gjallë atë. Ndërsa, u shpreh se foshnja kur është shpëtuar ka buzëqeshur në momentin që i ka parë pjesëtarët e FSK-së aty, derisa ka shtuar se buzëqeshja e foshnjës atyre ua ka mbushur sytë me lot.

“Është emocionale edhe ta përshkruaj formën dhe mënyrën si ka ndodhur. Ne e kemi parë fëmijën që ka qenë në gjirin e nënës së tij. Nuk ka qenë e lehtë ta tërheqim nga gjiri i nënës së saj, që fatmirësisht edhe ajo është gjallë dhe jeton, por ne e kemi parë me sy dhe i kemi dëgjuar zërat gjashtë orë, më shumë se 6 orë na janë dashur vetëm fëmijën ta tërheqim pasi çdo veprim që të ndërmerret aty për kërkim shpëtim duhet të bëhet me kujdesin më të lartë, pasi çdo gabim automatikisht e rrezikon jetën qoftë të fëmijës apo nënës së fëmijës”.

“E kam pas fëmijën në dorë dhe tri orë të tjera nuk kemi mundur me e tërheq. Ajo që ka qenë karakteristikë e fëmijës ishte se fëmija ka qenë në gjirin e nënës dhe shpresojmë që kjo e ka mbajtur gjallë edhe në jetë, është karakteristikë tjetër se kur na ka parë për herë të parë atij i ka ardhur një buzëqeshje që neve na i mbushi sytë me lot”, u shpreh Ejupi.

Jo vetëm 2 minuta siç tregon videoja pjesën e shpëtimit të foshnjës ka zgjatur, ai ka treguar se më shumë se 18 orë është bërë punë që të arrihet te shpëtimi.

“Ta shohësh këtë video duket vetëm një video 2 minuta e 20 sekonda mirëpo përmbledhur mbrapa saj është një punë, një sakrificë, një shembull i gjithsecilit pjesëtar që bëmë ne jo vetëm për 2 minuta por ky operacion zgjati më shumë se 18 orë për të shpëtuar të gjallë. Kemi bërë punë 18 orë nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por këtu kishte bërë punë edhe bashkëpunim me skuadrat e kërkim-shpëtimit të Turqisë. I kemi shfrytëzuar këta pasi gjatë momentit të intervenimit ty të duhet të komunikosh, do të thotë të komunikosh me viktimën, të japësh ndihmën e parë”, u shpreh ai.

Ai ka vazhduar tutje duke e përshkruar këtë si momentin më të vështirë, por që sipas tij pjesëtarët e FSK-së e kanë pasur vullnetin dhe forcën për të ndihmuar njerëzit.

“Ishte momenti më i vështir që unë dhe shokët e mi e kemi përjetuar aty, ta dëgjosh një foshnje dhe një nënë të thërret ndihmë dhe ti të mos kesh forcë e fuqi të mos i ndihmosh, ky është një prej momenteve që të bën të ndihesh i dobët në këtë botë. Por, falë institucionit, trajnimeve që jeni të përgatitur profesionalisht për këto raste ne nuk jemi ndal në asnjë moment”.

“Mund të them se djemtë dhe vajzat që ka FSK, janë djemtë dhe vajzat që neve na përfaqësojnë, ata e kanë vullnetin, e kanë shpirtin që shumë prej njerëzve ju mungon. Sepse edhe po të kenë gjithë pajisjet e botës, nuk e kanë atë elanin atë vullnetin e zemërgjerësinë që ne posedojmë”.

Ejupi ndër të tjera, ka shtuar se secili pjesëtarë i FSK-së e ka pasur punën dhe detyrën e vet, të cilën sipas tij e kanë kryer në mënyrë profesionale. Ndërsa ka falënderuar akterët dhe gjithë tjerët që u mundësuan të ndihmojnë popullin turk në këtë tragjedi.

“Ndjenjë e pa përshkruar, kisha dashtë me i falënderua të gjithë akterët që na mundësuan të shkojmë në Hatay në Turqi duke filluar nga njësitë tona, nga komanda e gardës kombëtare, shefi i shtabit, komandantit të FSK-së, ministrit e kryeministrit. Ndërsa, kjo medalje në fund është një atribut të cilin e patëm fatin dhe e morëm. Medalja është dhënë edhe nga gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Bashkim Jashari, që është për motivacionin shpëtim jete. Secili e kemi pasur rolin dhe detyrën e caktuar në bazë të rregullores dhe kritereve që duhet të bëhen për kërkim-shpëtim. Fatmirësisht kam qenë pjesë edhe e operacionit nën rrënoja kur është bërë tërheqja e foshnjës 3 vjeçare”, ka shtuar ai.

I pyetur se si mund ta përshkruaj momentin e shpëtimit të foshnjës, ai u shpreh “Po shpëtove një jetë njeriu është njësoj si të shpëtosh gjithë njerëzimin, me këto e përmbylli gjithë këtë shpjegim. Gjithë kohës jeta jonë ka qenë në rrezik sepse kishte gjatë tërë kohës tërmete, ne të gjithë ishim prind, vëllezër, fëmijë dhe e përjetuam në emocionin e vet secilin”.

“Ne posedojmë pajisje profesionale, që me anë të dëgjimit, kamerave dhe rrezeve i kontrollojmë hapësirat që ne dyshojmë që ka trupa të gjallë. Këtu po bëhet vlerësimi i hapësirës për të parë a ka trupa të gjallë. Vlerësohet a ka rrezik, a është i sigurt për të ndërhyrë, si duhet eliminuar rreziku nëse ka”, ka thënë Ejupi.

“Të hulumtosh gjithë fotografitë e botës rrallë e gjen ndonjë mbi rrënoja, ngase misioni ishte të kërkojmë viktima nën rrënoja. Është kërkim nën hapësirë që fillimisht intervenojmë me K9, bëjmë intervenimin me ta dhe nëse ka ndonjë indikacion a ka trup jete”.

Duke ngritur lëvdata për punën e pjesëtarëve të FSK-së, Ejupi e mbylli fjalën e tij me një shprehje të tillë “Kauza është t’ia shpëtosh jetën dikujt edhe nëse e rrezikon jetën tënde”./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori