Mjetet nga buxheti i shtetit të cilat po ndahen për arsimin rriten nga viti në vit, mirëpo është e patjetërsueshme që të ndryshohet mënyra e shpërndarjes së tyre për të përmirësuar efikasitetin e shpenzimeve, për të siguruar burime të mjaftueshme financiare për të përmbushur standardet arsimore në shkolla, të përforcohen rezultatet nga shpenzimi dhe të sigurohet se ndarja e mjeteve për komunat dhe shkollat bazohet në kritere objektive dhe është e drejtë tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në seancën e Komisionit për financimin e komunave, ku u prezantua sistemi i ri i financimit të arsimit fillor sipas shpenzimit standard për nxënës.
Ministri ka sqaruar se formula ekzistuese për shpërndarjen e bllok granteve për arsimin fillor ndërmjet komunave nuk fillon nga ajo se sa mjete janë të nevojshme për shkollat për të ofruar arsim cilësor për të gjithë nxënësit dhe për të përmbushur standardet arsimore, sipas nevojave të ndryshme të secilës shkollë. Gjithashtu, sistemi ekzistues i financimit nuk u mundëson komunave të marrin mjete të mjaftueshme për ngritjen profesionale të mësimdhënësve, mjeteve për gjithë përfshirje më të madhe në shkolla, për transport të nxënësve dhe plotësimin e nevojave të tjera.
“Formula e re ka 4 komponentë, nga të cilët komponenti i parë ose bazë bazohet në shpenzimet për nxënës. Me komponentin e dytë, variabël, sigurohen mjete për transportin e nxënësve, si dhe për shpenzimet – për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, – për nxënësit e familjeve të rrezikuara sociale sociale, si dhe – për nxënësit të cilët ndjekin mësimin në gjuhën e bashkësive më të vogla etnike. Komponenti i tretë siguron mjete për komunat gjatë periudhës së përshtatjes me formulën e re të financimit. Komponenti i fundit është ai zhvillimor që do të inkurajojë shkollat të përmirësojnë rezultatet e tyre nga viti në vit, sipas parametrave të veçantë, nëse duan të marrin më shumë burime financiare“, theksoi ministri Shaqiri.
Partnerë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në këtë segment të reformës së sistemit arsimor kombëtar janë Banka Botërore dhe UNICEF.
Sigurimi i arsimit cilësor që do t’u mundësojë fëmijëve dhe të rinjve të jenë të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre nga bota e zhvilluar, me njohuri, aftësi dhe kompetenca , përfshin gjithashtu shpenzimin optimal të burimeve financiare në dispozicion.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025