LAJMI I FUNDIT:

“Mos ik”, artisti Eroll Murati përmes mesazhit multimedial bën thirrje që të mos braktiset Kosova

“Mos ik”, artisti Eroll Murati përmes mesazhit multimedial bën thirrje që të mos braktiset Kosova

“Mos ik” është ekspozita personale e autorit Eroll Murati, e cila është hapur të hënën në Prishtinë.

Ekspozita ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për të mos u larguar nga Kosova.


“Mos ik” është mesazhi multimedial i konceptuar figurativisht në ambient të hapur një portret-skulpturë të lartë rreth 6 metër që duket sikur ka dalë nga toka dhe është nisur të “fluturojë” drejt një vendi tjetër.

Sipas disa anketimeve rreth 60% e të rinjve do të largoheshin nga vendi nëse u jepet mundësia.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës të papunësisë në Kosovë në vitin 2021, shkalla e papunësisë tek të rinjtë është 48,6 për qind./Telegrafi/