LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani nga Turqia: OSBE ofron mbështetje për rritjen e përpjekjeve për ndihmë humanitare

Bujar Osmani nga Turqia: OSBE ofron mbështetje për rritjen e përpjekjeve për ndihmë humanitare

Kryesuesi i OSBE-së, ministri Bujar Osmani, së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Shmid, kanë vizituar sot Republikën e Turqisë, e cila u godit nga një sërë tërmetesh shkatërruese, ku humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz kurse qindra mijëra u lënduan.

Gjatë vizitës, siç njoftojnë nga MPJ, Osmani zhvilloi takim pune me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çaushogllu, ku shprehu mbështetjen e OSBE-së për Turqinë në tejkalimin e pasojave katastrofike me të cilat po përballet vendi.

“Vizita ime në Turqi vjen në një moment të vështirë. Kjo fatkeqësi ka shkaktuar vuajtje dhe dhimbje të paimagjinueshme për mijëra familje dhe komunitete në të gjithë vendin. Shpresojmë që të lënduarit të shërohen shpejt, mendimet dhe lutjet tona janë me ju. Edhe një herë në emër të OSBE-së shpreh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave që humbën jetën në këtë tragjedi”, tha Osmani.


Në fjalën e tij, Osmani theksoi qëndrueshmërinë dhe guximin e popullit turk, duke theksuar se e gjithë bota është e bashkuar në solidaritet. Ai theksoi rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj të prekurve nga tragjedia.

“Dëshiroj të shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar të gjitha vendet pjesëmarrëse të OSBE-së për mbështetjen e tyre ndaj Turqisë në këto kohë të vështira. Por, dua të respektoj edhe secilin qytetar të këtij planeti që dha kontributin e tij, sado i vogël, sepse kontribuoi në përpjekjet humanitare”, theksoi Osmani.

Në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, Osmani ka dërguar mesazh se duhet menduar dhe punuar për të ardhmen, duke theksuar se kjo do të kërkojë veprime kolektive në vitet e ardhshme. Ai bëri të ditur se OSBE-ja do të vazhdojë të punojë me të gjitha vendet pjesëmarrëse për të ofruar ndihmë, duke paralajmëruar angazhim edhe më të madh të Organizatës dhe mbështetje nga fondet e OSBE-së.

“Turqia shprehu shqetësimin për mungesën e mekanizmave konkretë nga OSBE-ja kur bëhet fjalë për reagimin ndaj fatkeqësive. Dëshiroj t’ju siguroj se ne i marrim seriozisht këto shqetësime dhe po punojmë për t’i zgjidhur ato. Ne kemi nevojë për angazhim edhe më të madh nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar, përfshirë OSBE-në. Prania ime sot këtu, si kryesues i OSBE-së, së bashku me Sekretaren e Përgjithshme Helga Shmid, është dëshmi e vendosmërisë sonë në këtë drejtim”, tha Osmani.

Osmani e shfrytëzoi këtë vizitë edhe për të falënderuar qytetarët RMV-së të cilët organizuan aksione të shumta humanitare në mbështetje të popullit turk.

“Dëshiroj të shfrytëzoj rastin për të shprehur mirënjohjen time për njerëzit e vendit tim, Maqedonisë së Veriut. Ata treguan solidaritet të jashtëzakonshëm dhe zemërgjerësi për t’i ofruar menjëherë ndihmë popullit turk. Qeveria dhe institucionet dërguan ndihma humanitare, njësi speciale në terren dhe mbështetje financiare. Marrëdhëniet e ngushta mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë janë ndërtuar mbi bazën e besimit të fortë dhe respektit të ndërsjellë”.

Osmani theksoi se mbështetja për Republikën e Turqisë do të vazhdojë edhe në ditët dhe javët në vijim, derisa populli turk të rikuperohet plotësisht nga kjo tragjedi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kalo në kategori