OBRM-PDUKM akuzon: Njerëz të afërt me Grubin grumbullojnë miliona, derisa qytetarët varfërohen
LSDM dhe BDI i kthejnë institucionet shtetërore në degë të kompanive të tyre, aparati shtetëror përdoret për të krijuar kushte të mira biznesi për kompanitë e njerëzve në pushtet dhe për të penguar zhvillimin e të gjithë të tjerëve – akuzuan sot nga OBRM-PDUKM-ja opozitare.
Mile Lefkov, deputet nga kjo parti në në një dalje publike sot, lëshoi akuza ndaj zëvendëskryeministrit Artan Grubi, për pasurim në kurriz të institucioneve publike.
Sipas deputetit Lefkov, një i punësuar në kompaninë private të vëllait të Artan Grubit ka themeluar kompani, me të ciën më pas ka fituar akreditim nga Byroja për Metrologji në veprimtarinë e kalibrimit të dispenzuesve të karburantit.
“Familja Grubi grumbullon biznese dhe pasuri milionëshe, ndërsa njerëzit varfërohen, të sëmurët luten për ilaçe, studentët për libra dhe të varfërit për ushqim, të gjitha këto nëpërmjet vëllait të Artan Grubit, Veton Grubit, pronar i ETC Travel. Veton Grubi është njeriu rreth të cilit familja Grubi ka grumbulluar pasurinë e saj”, thotë Lefkov.
Sipas tij, disa biznese janë të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me Veton Grubin, vëlla i zëvendëskryeministrit Artan Grubi.
“Më datë 16.09.2021, Ermir Imami nga Dibra, punonjës i ETC Travel në pronësi të Veton Grubit, vëllait të Artan Grubit, themeloi kompaninë për kalibrimin e dispenzuesve të karburantit në pikat e karburantit Metrolab. Metrolab, për një periudhë të shkurtër kohore, pra më datë 02.02.2022, vetëm 4 muaj pas themelimit, merr akreditimin për kryerjen e inspektimit të matësve të volumit dhe prurjeve për lëndët djegëse të lëngëta dhe gazin e lëngshëm të naftës – kalibrimi i pompave. Akreditimi jepet nga Byroja e Metrologjisë, ku drejtoreshë është Merita Mustafai nga BDI”, tha Mile Lefkov.
Më tej, siç akuzon Lefkov nga OBRM-PDUKM, vendimi për masën dhe mënyrën e pagesës së tarifës për shërbimet e ofruara nga Byroja e Metrologjisë është ndryshuar dy herë në 2 vitet e fundit. Një herë vendimi për ndryshim mban firmën e Grubit dhe herën e dytë nga zëvendëskryeministri tjetër, Fatmir Bytyqi.
Pronari i Metrolab, sipas deputetit opozitar, edhe pse është shef i kompanisë së përpunimit të metaleve, edhe një vit pas themelimit të kompanisë mbetet punëtor sporteli në kompaninë e vëllait të Grubit.
“A ndikoi Artan Grubi dy herë në dy vjet që të ndryshonte vendimin për masën e tarifës për kompanitë që kryejnë kalibrimin e instrumenteve për derdhjen e derivateve të naftës dhe gazit në pikat e karburantit dhe a e bëri këtë për një pozicion më të mirë të Metrolab, themeluar nga një punonjës i vëllait të tij?
Ermir Imami, i cili ka qenë sportelist në ETC Travel pranë Grubit, a ka themeluar kompaninë Metrolab sepse ka ditur për ndryshimet dhe a fshihet interesi i familjes Grubi pas gjithë kësaj?”, pyet deputeti Mile Lefkov nga OBRM-PDUKM./KlanMacedonia
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
Tentoi me mjet të mprehtë të sulmoj fizikisht zyrtarin policor në Gjakovë, i dyshuari largohet në drejtim të panjohur
Alarme për bomba në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër