LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për vjedhje të rëndë në Shkup

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për vjedhje të rëndë në Shkup
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë dhe ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një 19-vjeçari nga Shtipi i dyshuar për vjedhje të rëndë nga neni 236 paragrafi 1 pika 3 të Kodit Penal.

Më 16 shkurt, në afërsi të “Tregut të Gjelbër” në Shkup, i dyshuari nga gruaja e lënduar në mënyrë të pacipë ka marrë një zinxhir floriri në vlerë prej rreth 20.000 denarë. Ai e ka vërejtur viktimën, i është afruar nga përpara dhe e ka kapur me dorë dhe ia ka shkëputur gjerdanin që ajo mbante në qafë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Paraburgimi propozohet duke pasur parasysh mundësinë që i dyshuari të arratiset. Prokurori publik vlerësoi edhe faktin se i dyshuari paraprakisht ka qenë i dënuar, ka vuajtur dënimin me burgim deri më 06.01.2023, pas së cilës brenda një kohe të shkurtër ka kryer vepra të reja, për të cilat procedurat tjera janë në vazhdim pas kallëzimit penal në Prokurorinë Themelore Publike Zyra Shkup”, thuhet nga Prokuroria Piblike e Republikës së Maqedonisë së Veriut


Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori