LAJMI I FUNDIT:

Pasi e rrëmbejnë arrin t’iu ikë nga vetura, arrestohet njëri nga të dyshuarit në Prishtinë

Pasi e rrëmbejnë arrin t’iu ikë nga vetura, arrestohet njëri nga të dyshuarit në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Disa të dyshuar e kanë marr me forcë një person me një veturë dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 21:50 në rrugën “Hamzë Jashari”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se më pas viktima ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve.


“Fillimisht është raportuar se disa të dyshuar me një veturë me targa vendore, me forcë e kanë marrë viktimën mashkull kosovar dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Më pas viktima ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve”, thuhet në raport.

Po ashtu siç bëhet e ditur në raport, sipas viktimës, të dyshuarit nën kanosjen e armës e kanë futur në veturë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Gjithashtu në raport thuhet se është identifikuar vetura dhe njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar i cili është arrestuar. Në vendbanimin e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori