LAJMI I FUNDIT:

Berisha i drejtohet Ramës: Nëse bllokon komisionin parlamentar për McGonigal, provokon destabilizim

Berisha i drejtohet Ramës: Nëse bllokon komisionin parlamentar për McGonigal, provokon destabilizim
LSA

Pas urimeve për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha sulmoi edhe një herë kryeministrin Edi Rama.

Në një komunikim me gazetarët, Berisha tha se situata në vend po bëhet gjithnjë e më kritike.

“Edi Rama deklaron se shkon në parlament kur të dojë, pavarësisht se Kushtetuta ka detyrime të qarta për detyrimet e kryeministrit ndaj parlamentit. Por po të kemi parasysh se ky njeri shkon në mbledhje të qeverisë vetëm kur vendos për vjedhje të mëdha, ai me SMS drejton qeverinë, ai me SMS drejton Lindën në parlament. Faktikisht, ky është shndërruar në shtetin Linda-Belinda dhe padronit të tyre pa asnjë normë morale, politike dhe asgjë”, deklaroi ish-kryeministri.


Sipas Berishës, Rama nuk mund te pengojë ngritjen e një komisioni parlamentar për çështjen e ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjeve të tij me Shqipërisë.

“Edi Rama nuk ka shans të pengojë të drejtën kushtetuese për të krijuar komisione. Nëse ky, beson në këtë, provokon në vend destabilizim të plotë. Unë u them qytetarëve shqiptarë, që kurrë në histori, as në diktaturë, as pas diktature, nuk ka ndodhur që byroja e parlamentit të anulojë ligjet, as byroja politike e Enver Hoxhës nuk anulonte ligjet”, deklaroi ai.

Më pas, Berisha njofton për një tjetër iniciativë proteste ndaj kryeministrit.

“Iu bëj thirrje gazetarëve, mos pranoni në studio një njeri që shkel ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Ju garantoj se do montohen protesta të fuqishme kudo që shkojë në studio. Unë nuk jam për të mos i dhënë të drejtën e fjalës, por të vijë të flasë në parlament, të kryesojë mbledhjet e qeverisë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori