LAJMI I FUNDIT:

Këmbësoria ruse e pëson keq në Bakhmut, operatori ukrainas i dronit i godet me predha

Këmbësoria ruse e pëson keq në Bakhmut, operatori ukrainas i dronit i godet me predha

Forcat ukrainase kanë arritur të eliminojnë një njësi të këmbësorisë ruse në Bakhmut – duke i goditur nga droni me predha.

Pamjet e filmuara nga ajri shfaq këmbësorinë ruse në një fushë të gjelbëruar derisa po patrullonin, kur “befasohen” nga predhat që u binin nga droni, transmeton Telegrafi.

Është interesant sesi predhat që binin nga droni kishin precizitet tejet të madh, pasi përfundonin pak centimetra larg këmbëve të ushtarëve rusë.


Edhe një vdekje e mistershme në Moskë, një zyrtare e lartë në Ministrinë ruse të Mbrojtjes gjendet e vdekur - hetuesit thonë se kreu “vetëvrasje”
Lexo po ashtu Edhe një vdekje e mistershme në Moskë, një zyrtare e lartë në Ministrinë ruse të Mbrojtjes gjendet e vdekur - hetuesit thonë se kreu “vetëvrasje”

E sulme të tilla të ukrainasve ndaj rusëve, janë bërë çdo herë e më të shpeshta, në veçanti në Bakhmut ku po zhvillohet beteja më e ashpër.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ripërsëritur kërkesën e tij për vendet perëndimore. Kërkon armë moderne në veçanti aeroplanë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi. /Telegrafi/