LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi vendos të zhvillojë mocioni me debat dhe interpelanca me Ramën për çështjen McGonigal më 2 mars

Kuvendi vendos të zhvillojë mocioni me debat dhe interpelanca me Ramën për çështjen McGonigal më 2 mars

Mocioni me debat me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për lidhjet e tij dhe Shqipërisë dhe ish-agjentin e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal do të zhvillohet në datën 2 mars.

Mazhoranca votoi ndryshimin e rendit të ditës dhe vendosi që koha do të jetë pa limit.

Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj tha se po atë ditë do të zhvillohet dhe interperlanca me kryeministrin Edi Rama e kërkuar nga opozita.


Opozita kërkon që të vijë në seancë Edi Rama i cili sipas tyre duhet t’i përgjigjet 13 pyetjeve që ata kanë depozituar për çështjen ‘McGonigal’.

Në seancën e sotme plenare, mungojnë 12 deputetë demokratë që kanë shkaktuar kaos në seancat e shkuara. Ata janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

PD e ankimoi vendimin e djeshëm për përjashtimin e 4 të parëve në Byronë e Kuvendit dhe deputeti Oerd Bylykbashi ka thënë se tashmë deri në shqyrtimin e kësaj kërkese vendimi i përjashtimit është i pezulluar ndaj edhe atyre i lind e drejta për tu futur në seancë. /Telegrafi/