LAJMI I FUNDIT:

Ndërprerje të qarkullimit të automjeteve në disa rrugë, Policia me njoftim

Ndërprerje të qarkullimit të automjeteve në disa rrugë, Policia me njoftim
Foto: Ilustrim

Me rastin e shënimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të enjten në Prishtinë pritet të vijë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, (në intervale të shkurtra kohore), të disa segmenteve rrugore.


Gjithashtu sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se me rastin e shënimit të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në disa segmente rrugore do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve.

“Po ashtu, me rastin e shënimit të ‘15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës’, gjatë realizimit të aktiviteteve festive lidhur me këtë shënim, për arsye të lëvizjeve të personaliteteve dhe pjesëmarrësve në shënimin e kësaj ngjarjeje, në disa segmente rrugore do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve, do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori