LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci mposht Pejën dhe kalon në gjysmëfinale

Rahoveci mposht Pejën dhe kalon në gjysmëfinale

Rahoveci ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Vreshtarët në shtëpi kanë mundur Pejën me rezultat 79:90 (19:25, 16:17, 18:25, 26:23).

Çereku i parë nisi i barabartë, por në minutat e fundit të kësaj pjese, Vreshtarët u shkëputën, duke e fituar këtë pjesë 19:25.


Periudha e dytë ishte interesante, por rahovecasit sërish në fund ishin më të mirë, për të shkuar në pushim me shifrat 35:42.

Basketbollistët e Rahovecit vazhduan me lojë të mirë, madje e thelluan epërsinë, ku më e larta ishte 20 pikë, 45:65, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 53:67.

Dhjetë minutat e fundit ishin shumë interesant, por Rahoveci arriti të ruajë epërsinë dhe të depërtojë në gjysmëfinale, ku do të përballet me Trepçën, takim që zhvillohet të premten.

Te Peja më i miri ishte Arian Qallaku me 17 pikë dhe shtatë kërcime, ndërsa te Rahoveci më të mirët ishin Bardh Rexha me dhjetë pikë e dhjetë kërcime dhe Jack Pagenkopf me 23 pikë.