LAJMI I FUNDIT:

Kurti flet për marrëdhëniet me Ramën: Kemi mendim ndryshe për Ballkanin e Hapur

Kurti flet për marrëdhëniet me Ramën: Kemi mendim ndryshe për Ballkanin e Hapur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me marrëdhëniet që ai ka me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kreu i qeverisë së Kosovës tha se ka marrëdhënie të mira me Ramën edhe pse ndajnë pikëpamje të ndryshme për sa i përket Ballkanit të Hapur.

Kurti ka theksuar përsëri se Ballkani i Hapur nuk është demokratik dhe evropian.


Ai tha se nuk bien dakord për gjithçka me Edi Ramën.

“Besoj që dallimi i cili që është i njohur janë raportet me Ballkanin Perëndimor. Unë besoj se Ballkani evropian dhe demokrati është mjaftueshëm i hapur, ndërsa Ballkani i Hapur nuk është mjaftueshëm demokratik dhe Evropian”, tha Kurti në “Opinon” të TV Klan.

Asociacionet e komunave me shumicë serbe në Kosovë janë një tjetër çështje debati mes Kosovës dhe Serbisë.

Në emisionin “Opinion” kryeministri i Kosovës Albin Kurti tregoi disa nga arsyet përse nuk arrihet asociacioni.

Për Kurtin, Serbia ka si qëllim cenimin e integritetit territorial të Kosovës dhe defunksioninin e shtetit.

“Propozimi është i bazuar në koncepte demokratike shumë të mira. Serbia në një farë mënyrë nuk pendohet për krimet e luftës. Është shtuar pjesa që do të trajtohet dhe ajo. Ka nevoj për sqarime të tjera.  Propozimi bazë thotë pakicat kombëtare, nuk thuhet pakicat kombëtare në Kosovë. Është marrë paragrafi që i referohet pakicë kombëtare, por nuk ka pakicë vetëm në njërin shtet. Nuk është futur në detaje, gjithsej janë vetëm dy faqe”, tha Kurti.

Më tej ai tha se “është një marrëveshje që është nënshkruan në Bruksel para 10 vitesh dhe bën ndarjen në baza etnike”.

“Asociacioni i komunave bëhet niveli i tretë i pushtetit. Bëhet një lloj entiteti që ka lidhje me Serbinë dhe komunat bëhen shtet brenda shtetit”.

“Kemi gjithsej 10 komuna, i bie çereku i territorit të Kosovës. Serbët në Kosovë janë 4%. Çfarë dëshiron është që të marrë më shumë territor të të drejtave. Serbia nuk dëshiron më shumë të drejta për serbët, por të materializojë këto të drejta. Qëllimi i Beogradit është i qartë, cenimi i integritetit territorial dhe defunksionalizim të shtetit”, tha Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
​Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit

​Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit

Lajme
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve

Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve

Siguri
Kalo në kategori