LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti ndau në dysh fshatin turk, çarja e tokës është 16 kilometra – pjesa jugore u “fundos” për dy metra

Tërmeti ndau në dysh fshatin turk, çarja e tokës është 16 kilometra – pjesa jugore u “fundos” për dy metra

Mediat turke raportojnë se fshati në rrethin Doğanşehir në Malatya është ndarë në dysh, dhe se pjesa jugore e fshatit është “fundosur” për dy metra, ndërsa shtëpitë në veri kanë mbetur të paprekura. Madje thuhet se ka ndodhur një çarje e tokës në një distancë prej 16 kilometrash.

Pamjet më të reja që vijnë nga ky vend, nuk i lënë indiferentë shumë persona që patën rastin t’i shikojnë këto skena rrëqethëse, transmeton Telegrafi.


Raportohet se shtrirja e tërmeteve të fundit që goditën Turqinë dhe Sirinë do të zbulohet në ditët apo në muajt në vazhdim, dhe do të tregojë shkallën e dëmeve të shkaktuara nga këto tërmete.

Tre të shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Turqi rrëfejnë për tmerrin që përjetuan ndërsa kishin ngecur nën shtëpitë e tyre të shembura
Lexo po ashtu Tre të shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Turqi rrëfejnë për tmerrin që përjetuan ndërsa kishin ngecur nën shtëpitë e tyre të shembura

Ndërkaq numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë është rritur në 41 mijë. Tetë ditë pas tërmetit, nëntë persona tjerë janë shpëtuar në Turqi.

Në anën tjetër, ekipet e shpëtimit po konsiderojnë se pavarësisht se kanë kaluar më shumë se një javë nga tërmetet, akoma ka të gjallë nën rrënoja, të cilët me çdo kusht po tentojnë t’i shpëtojnë. /Telegrafi/