LAJMI I FUNDIT:

Shefi i BE-së në Kosovë lavdëron FSK-në për ndihmën pas tërmetit në Turqi

Shefi i BE-së në Kosovë lavdëron FSK-në për ndihmën pas tërmetit në Turqi

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomasz Szunyog, ka lavdëruar ekpipën e kërkim shpëtimit të FSK-së, që ndodhen në Turqi pas tërmetit shkatërrues.

Në një shkrim në Twitter, Szunyog shprehet i lumtur që Kosova i ka dalë në ndihmë Turqisë.

“Dua të përshëndes përpjekjet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në Turqi, gjatë dhjetë ditëve të fundit. Deri më tani ata kanë arritur të shpëtojnë katër jetë, përfshirë dy fëmijë. Krenar që shoh Kosovën duke iu bashkuar BE-së dhe përpjekjeve ndërkombëtare të shpëtimit”, u shpreh ai.


Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi i 8 shkurtit, janë duke operuar me kapacitete të plota në Hataj të Turqisë.

Përveç shpëtimit të fëmijës, pak orë më vonë, FSK-ja njoftoi se kanë​ nxjerrë të gjallë nga rrënojat edhe nënën e fëmijës.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të martën se më shumë se 35 mijë njerëz kanë vdekur në Turqi si pasojë e tërmetit të javës së kaluar, duke e bërë atë fatkeqësinë më vdekjeprurëse që nga themelimi i vendit 100 vjet më parë.

Ai shtoi se më shumë se 13,000 njerëz po marrin ndihmë mjekësore në spitale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori