LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i SHBA bën thirrje për kursim të rrymës: Natën mbulohem me batanije shtesë

Ambasadori i SHBA bën thirrje për kursim të rrymës: Natën mbulohem me batanije shtesë

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike.

Përmes një videoadresimi, Hovenier ka thënë se duhet ta flasim hapur dhe ta pranojmë që në Kosovë ka krizë energjetike.

Ai ka thënë se të gjithë ne mund të ndërmarrim hapa të vegjël për të kursyer në këtë kohë krize.


“Përderisa bashkësia ndërkombëtare punon për tu marrë me [krizën e energjisë] në shkallë të gjerë, përfshirë me partnerët tanë në Qeverinë e Kosovës, dëshiroj të vë në pah që të gjithë mund të ndërmarrim hapa të vegjël që na ndihmojnë për të kursyer energji dhe për t’i zvogëluar shpenzimet”, tha Hovenier, përcjell Telegrafi

“Në shtëpinë time, ngrohjen e kemi në shkallën më të ulët. Mbështillemi me triko, kurse natën mbulohemi me batanije shtesë për t’u ngrohur. I fikim dritat sa herë që dalim nga dhoma”, ka shtuar ai.

Ambasadori amerikan ka këshilluar që edhe pajisjet që nuk përdoren të ç’kyçen nga prizat.

“Këto janë gjëra të vogla, por kur i bëjmë të gjithë së bashku kemi ndikim të madh”.

Ai ka kujtuar se energjia është e mangët në Kosovë dhe qytetarët duhet kursejnë./Telegrafi/