Zgjerimi i Qeverisë me partinë Aleanca për Shqiptarët, nuk do ta forcojë shumicën parlamentare me më shumë se 70 deputetë, siç priste kryeministri Dimitar Kovaçevski, kryetar i Lidhjes Social Demokrate.
Shumicës parlamentare iu bashkuan tetë deputetë të Aleancës për Shqiptarët, por iu larguan katër të tjerë, tre deputetë të partisë Alternativa dhe një deputet i Lidhjes Demokratike.
Koalicioni qeveritar i LSDM-së, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Alternativës, deri më tani numëronte 64 deputetë në Parlamentin prej 120 ulësesh. Me hyrjen e Aleancës për Shqiptarët, shumicës iu shtuan edhe tetë deputetë, por me largimin e katër të tjerëve, shumica tani numëron 68 deputetë. Ndërkaq, jozyrtarisht mësohet se ka edhe disa deputetë tjerë që mund të mos i mbështesin ndryshimet në Qeveri.
Debati në Kuvend për emërimin e ministrave të Aleancës për Shqiptarët ka vazhduar edhe të martën dhe sipas paralajmërimeve të opozitës maqedonase, ai mund të zgjasë me ditë të tëra pasi 44 deputetët e saj nuk do të heqin dorë nga fjalimet për çdo emërim të propozuar.
Deputetët duhet të votojnë për Krenar Llogën për ministër të Drejtësisë, Fatmir Mexhitin për ministër të Shëndetësisë, Azir Aliun, ministër të Administratës Publike dhe Informatikës, si dhe disa kuadro të tjera në postet e zëvendësministrave.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se beson se shumica parlamentare i ka numrat e mjaftueshëm për votimin e ndryshimeve në Qeveri.
“Shumica parlamentare është e fortë, stabile dhe presim që ristrukturimi i Qeverisë të kalojë me më së paku 64 vota të deputetëve nga 61 sa janë të nevojshme. Ndryshimet që i kam njoftuar, nuk kanë të bëjnë me interesa personale apo kadrovike, por me interesa shtetërore. Duam të kemi një Qeveri stabile, funksionale që të shtyjmë para integrimin evropian, të mund të miratojmë vendime të rëndësishme ekonomike, si dhe të vazhdojmë me kursin e reformave në të gjitha sferat e interesit të përbashkët”.
“Ishim të detyruar të ndërmarrim një hap të tillë për shkak të bllokimeve që bënte opozita, por tani pas vendimit për përfshirjen në Qeveri të Aleancës për Shqiptarët, besojmë se institucionet do të funksionojnë në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Kovaçevski.
Ai tha se ndryshimet për rritjen e shumicës parlamentare po bëhen edhe për ruajtjen e kursit evropian. Ky kurs, tha Kovaçevski, mund të rrezikohet nga opozita maqedonase, e cila sipas tij, “dëshiron izolimin e vendit” me refuzimin e ndryshimeve kushtetuese. Këto ndryshime parashohin përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës, ashtu siç kërkon marrëveshja me Sofjen për zhbllokimin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
Por, Afrim Gashi, deputet dhe kryetar i partisë Alternativa, që u largua nga Qeveria për shkak të mospajtimeve lidhur me ndarjen e posteve ministrore, tha se kryeministri Kovaçevski dhe partitë tjera “po e rrezikojnë kursin evropian”.
“Unë kam frikë sepse me këtë veprim që ka bërë Lidhja Social- Demokrate (LSDM) dhe shumica e re, mendoj se është rrezikuar shumë e ardhmja evropiane dhe do të jetë e vështirë të vijmë në një situatë që t’i votojmë ndryshimet kushtetuese, por nëse do të ketë një nismë të tillë, tri votat e Alternativës gjithmonë do të jenë në të mirë të qytetarëve”, tha Gashi.
Deputetët e OBRM-PDUKM-së opozitare thonë se “qëllimi i rikonstruktimit të Qeverisë nuk është integrimi evropian, por shpëtimi i saj”.
Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski, tha se pret që të ketë zgjedhje të shpejta parlamentare.
“Nuk pres që kjo përbërje parlamentare të miratojë ndryshimet kushtetuese. Nga kjo përbërje parlamentare pres që sa më shpejt ta mbarojë mandatin dhe më pas të mbahen zgjedhje të shpejta parlamentare”, u shpreh Mickoski.
Ndryshimet në Qeveri, respektivisht përfshirja e Aleancës për Shqiptarët bëhen menjëherë pas paralajmërimeve të opozitës maqedonase se po përgatitet për një mocion të votëbesimit të Qeverisë.
OBRM-PDUKM-ja shpresonte edhe në votat e Aleancës për Shqiptarët dhe të disa deputetëve tjerë të BD|I-së, por edhe të deputetëve të pakënaqur që janë në koalicion me LSDM-në.
Një përpjekje për rrëzimin e Qeverisë, OBRM-PDUKM-ja e pati më 11 nëntor të vitit 2021, por ajo dështoi për vetëm një votë pasi një deputet kishte ndryshuar qëndrimin në momentin e fundit duke shpëtuar qeverinë që atë kohë drejtohej nga Zoran Zaev./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
SPAK dyshon se u “tradhtua” në të paktën 12 raste
Një në 11 vdekje në Evropë ndodh për shkak të alkoolit, mjekët: 25% e shqiptarëve janë pijedashës
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit