LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani kërkoi nga Transnistria që të respektojë parimet dhe angazhimet e OSBE-së​

Bujar Osmani kërkoi nga Transnistria që të respektojë parimet dhe angazhimet e OSBE-së​

Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot takim me Vadim Krasnoselski, liderin e Transnistrisë dhe Kryenegociatorin e tyre politik, Vitali Ignjatiev. Transnistria është një shtet i vetëshpallur në kufirin lindor të Moldavisë me Ukrainën.

Fokusi i diskutimit në këto takime ishte iniciativa e OSBE-së për të inkurajuar negociata më thelbësore ndërmjet Qeverisë së Moldavisë dhe autoriteteve të Transnistrisë. Osmani theksoi se për OSBE-në është e një rëndësie të madhe që palët të zgjedhin rrugën paqësore për zgjidhjen e sfidave, duke pasur parasysh se në të gjitha këto ndikim të madh ka agresioni ushtarak i Federatës Ruse kundër Ukrainës. Kryesuesi i Organizatës theksoi se do t’i kushtojë vëmendje të veçantë dimensionit njerëzor të procesit dhe do të ofrojë mbështetje mbi të gjitha për njerëzit.

“E vlerësoj atë që qysh nga fillimi i luftës në Ukrainë, ju keni përsëritur në shumë raste se Transnistria është e përkushtuar ndaj paqes. Këto pikëpamje tuajat janë shumë të rëndësishme për stabilitetin dhe paqen në rajon. Kryesimi ynë mbetet i përkushtuar për t’u ndihmuar palëve në gjetjen e zgjidhjeve praktike për të tejkaluar sfidat dhe për të parandaluar kthimin e procesit prapa. Besoj se do të këmbëngulni në të për të mirën e qytetarëve të të dyja palëve”, theksoi Osmani në takim.


Në takim ai theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme të intensifikohet ndërveprimi me të dy negociuesit kryesorë dhe ekspertët nga grupet e punës, duke iu referuar mbështetjes nga Misioni i OSBE-së në Moldavi, i cili ka rol kyç në ruajtjen e dialogut politik të udhëhequr nga OSBE-ja dhe përpjekjet e Përfaqësuesit Special për zgjidhjen e problemit me Transnistrinë, Ambasadorit Tomas Majr-Harting.

Qëllimi kryesor i Organizatës, siç theksoi Osmani gjatë takimeve, është që të dyja palët të zbatojnë kornizën e dakorduar në 8 fusha. Ai theksoi se edhe pse procesi 5+2 është pezulluar, ky mbetet i vetmi format formal, i dakorduar reciprokisht i negociatave. “E mbështes idenë për të gjetur një mënyrë për të vazhduar bisedimet formale apo joformale 5+2, për ta mbajtur procesin në rrugën e duhur”, tha Osmani.

Kryesuesi i Organizatës theksoi se OSBE-ja do të përdorë të gjitha mekanizmat dhe mjetet e saj për të lehtësuar negociatat ndërmjet dy palëve, duke theksuar se Përfaqësuesi Special për Transnistrinë në koordinim me Misionin në terren të OSBE-së në Moldavi do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të gjetur mënyra që të çojnë proceset përpara.

“Të dyja palët duhet të ndërtojnë besimin para së gjithash, sepse kjo është e nevojshme për të ecur përpara drejt zgjidhjes së çështjeve më komplekse. Dëshiroj të theksoj rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut në përputhje me parimet dhe angazhimet e OSBE-së, sepse këto të drejta paraqesin shtyllat themelore të çdo shoqërie demokratike”, theksoi Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kalo në kategori