Ushtruan dhunë ndaj nënës, djalit dhe bashkëshortit – arrestohen dy persona në Ferizaj dhe Shtime
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për dhunë në familje, njërin në Ferizaj e tjetrin në Shtime.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se në 24 orët e fundit në rajonin e Ferizajt është raportuar për tri raste të dhunës në familje.
“Rreth orës 12:30 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Gllavicë të Shtimes është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia e stacionit në Shtime, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin H.B (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje i shkakton lëndime trupore djalit të tij 15 vjeçar”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Agim Prodani” në Ferizaj.
“Rreth orës 21:30 është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje në rrugën ‘Agim Prodani’ në Ferizaj. Njësia e Dhunës në Familje menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin D.B (M/K) i moshës 23 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje e kishte sulmuar nënën e tij V.S (F/K) e moshës 51 vjeçare”, thuhet aty.
Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Shtërpcë.
“Rreth orës 22:00 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion së në fshatin Sevce të Shtërpcës ishte një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia e stacionit në Shtërpcë, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se personi I.S (F/K) e moshës 39 vjeçare, shkak i një mosmarrëveshje në familje i shkakton lëndime trupore bashkëshortit të saj S.N (M/K) i moshë 43 vjeçar dhe largohet nga vendi i ngjarjes”.
Policia të dyshuarit, në të dy rastet i ka shoqëruar në stacionin e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa në kërkim policor mbetet e dyshuara I.S nga Shtërpca./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit