LAJMI I FUNDIT:

Chris Brown reagon pas performancës së Rihannas në “Super Bowl” dhe lajmit për shtatzëninë e saj të dytë

Chris Brown reagon pas performancës së Rihannas në “Super Bowl” dhe lajmit për shtatzëninë e saj të dytë

Chris Brown me sa duket e uroi ish-in e tij, Rihanna për shfaqjen e saj të parë në “Super Bowl LVII”.

Këngëtari i “Go Crazy” bëri një postim në Instagram të dielën mbrëma (12 shkurt), vetëm pak çaste pasi themeluesja e “Fenty Beauty” performoi një përzierje të hiteve të saj dhe njoftoi se ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

“Përpara vajzë”, shkroi Brown, 33 vjeç, krahas një zemre të kuqe dhe ‘emoji’ me duar lutjesh.


Majin e kaluar, Brown gjithashtu uroi këngëtaren e “Love on the Brain” dhe të dashurin e saj, ASAP Rocky, për lindjen e fëmijës së tyre të parë, një djalë.

“Urime”, shkroi ai në InstaStory, duke shtuar ‘emoji’ të një zemre të kuqe, një gruaje shtatzënë dhe duarve që luten.

Ish-çifti filloi lidhjen në vitin 2007, dhe u ndanë dy vjet më vonë, kur u zbulua se Brown kishte sulmuar fizikisht Rihannan përpara “Grammy Awards 2009”.

Foto: WireImage

Ai u deklarua fajtor për sulm të rëndë dhe u dënua me pesë vjet liri me kusht.

Dyshja u bashkuan përsëri në vitin 2012 dhe u takuan për rreth një vit tjetër përpara se të ndaheshin përfundimisht.

Rihanna rikthehet me performancë madhështore në “Super Bowl 2023” - zbulon shtatzëninë e dytë
Lexo po ashtu Rihanna rikthehet me performancë madhështore në “Super Bowl 2023” - zbulon shtatzëninë e dytë

Rihanna e quajti pajtimin e shkurtër një “gabim” në një intervistë të janarit 2013.

Foto: Chris Brown/Instagram

“Vendosa se ishte më e rëndësishme për mua të jem e lumtur”, tha ajo për Rolling Stone në atë kohë.

“Nuk do të lejoja që opinioni i askujt të pengonte këtë. … Pasi u mundova për kaq shumë vite, duke qenë e zemëruar dhe e errët, unë do të preferoja thjesht të jetoja të vërtetën time”, kishte deklaruar ajo.

Foto: Getty Images

Në dokumentarin e Brown të ​​vitit 2017, “Welcome to My Life”, ai tregoi se ylli nga Barbadosi “nuk i besoi” atij pas sulmit dhe ata do të “luftonin me njëri-tjetrin” dhe gjërat nuk ishin “kurrë në rregull”.

Këngëtari i “With You”, në anën tjetër gjithashtu ka lëvizur dhe ka krijuar një familje të tijën.

Ai është baba i tre fëmijëve: Royalty, Aeko dhe Lovely, me tre gra të ndryshme. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Magazina
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Magazina
Egli tregon se shenjat e tyre të horoskopit shkojnë bashkë, Gjesti: Unë do të martohem këtu

Egli tregon se shenjat e tyre të horoskopit shkojnë bashkë, Gjesti: Unë do të martohem këtu

Magazina
Aldo takon vajzën e tij në Big Brother VIP Albania, pasi theu kutinë e emergjencës

Aldo takon vajzën e tij në Big Brother VIP Albania, pasi theu kutinë e emergjencës

Magazina
Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Magazina
A i parashikuan 'The Simpsons' zjarret në Los Angeles? Shpërndahet një episod që tregon skena të ngjashme me ngjarjen aktuale

A i parashikuan 'The Simpsons' zjarret në Los Angeles? Shpërndahet një episod që tregon skena të ngjashme me ngjarjen aktuale

Magazina
Kalo në kategori