LAJMI I FUNDIT:

Rihanna rikthehet me performancë madhështore në “Super Bowl 2023” – zbulon shtatzëninë e dytë

Rihanna rikthehet me performancë madhështore në “Super Bowl 2023” – zbulon shtatzëninë e dytë

Rikthimi i shumëpritur i yllit të muzikës, Rihanna në skenën e muzikës ndodhi mbrëmë (12 shkurt) në shfaqjen sportive “Super Bowl”.

Fituesja e nëntë herë e çmimit “Grammy”, gjithashtu ka konfirmuar se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, pasi i befasoi fansat me një rikthim madhështorë.


34-vjeçarja, e cila solli në jetë fëmijën e saj të parë vetëm nëntë muaj më parë, shkaktoi zhurmë në rrjetet sociale ndërsa doli në skenë dhe fërkoi barkun e saj para një publiku global prej miliona njerëzve në Stadiumin State Farm në Glendale. Arizona.

Një përfaqësues i yllit konfirmoi lajmin për fëmijën menjëherë pas përfundimit të performancës.

Kjo është hera e parë që ajo performon në televizion drejtpërdrejt që nga viti 2018, ku ajo ishte  bashkuar me DJ Khaled në skenë për të kënduar “Wild Thoughts” në “Grammy Awards”.

Rihanna e filloi shfaqjen lart mbi fushë me këngën e saj “Bitch Better Have My Money”. Ajo ishte e veshur me një trupore të gjerë me ngjyrë të kuqe që mbulonte plotësisht linjat e saj.

Megjithatë, ajo kishte veshur një bluzë të ngushtë me një pjesë lëkure në pjesën e gjoksit që  nxirrte në pah barkun e saj të rrumbullakosur.

Krijuesja e hiteve e kombinoi kostumin me një palë atlete të kuq. Platforma ku ajo qëndroi lartë më pas zbriti drejt fushës, ku u bashkua me një grup kërcimtarësh me të bardha në skenë.

Rihanna iu përmbajt hiteve të vjetra dhe nuk zbuloi asnjë këngë të re gjatë performancës së saj, e cila përmbante gjithsej 12 këngë. Ajo vazhdoi me hitet “Where Have You Been”, e ndjekur nga hiti “Only Girl (In The World)”.

Më pas pasuan “We Found Love, Rude Boy” dhe hiti i saj “Work”, për të vazhduar me “Wild Thoughts” and “Pour It Up”.

Krijuesja e hitit bëri disa zgjedhje të diskutueshme të këngëve, duke përfshirë një fragment të vargut të saj nga “All Of The Lights” e reperit Kanye West, dhe ajo performoi gjithashtu një pjesë të “Run This Toën” të ​​Jay-Z.

Rihanna e përfundoi performancën e saj me dy hitet e saj të mëdha “Umbrella” dhe “Diamonds”.

Ylli, emri i plotë i të cilës është Robyn Rihanna Fenty, nuk ka publikuar një album solo që nga janari 2016.

Muzika e saj e vetme solo në shtatë vitet e fundit erdhi në tetor, kur ajo publikoi “Lift Me Up” në nderim të aktorit të ndjerë Chadëick Boseman për filmi “Black Panther: Wakanda Forever”, i cili i dha këngëtares një nominim për një çmim “Oscar”.

Zbulimi i shtatzënisë së Rihannas ishte befasia e natës, pasi ajo më parë i tha Nadeska Alexis të Apple Music para performancës se kishte hezituar të nënshkruante për performancën sepse ishte bërë nënë vetëm pak kohë më parë.

Ajo ndan fëmijën e saj të parë, i cili lindi më 13 maj 2022, me reperin ASAP Rocky. Të dy kanë mbajtur larg vëmendjes familjen e tyre dhe deri më tani nuk e kanë zbuluar emrin e fëmijës së tyre.

Shfaqja e Rihannas u ndoq nga një grup yjesh të tjerë, të cilët me gjasë ishin po aq të emocionuar për ta parë atë të performonte sërish si shikues në shtëpi.

Chris Martin e quan Rihannan këngëtarja më e mirë e të gjitha kohërave, pak para rikthimit të saj në skenë
Lexo po ashtu Chris Martin e quan Rihannan këngëtarja më e mirë e të gjitha kohërave, pak para rikthimit të saj në skenë

Jay-Z, i cili luajti një rol kryesor në marrjen e një kontrate diskografike për këngëtaren , u pa në fushë me vajzën e tij Blue Ivy, reperin Lil Uzi Vert, Adele dhe Paul McCartney u pa me gruan e tij Nancy Shevell në një karrige.

Shfaqja monumentale është gjithashtu performanca e saj e parë që prej lindjes së fëmijës së saj të parë në maj të vitit 2022.

Është hera e dytë që Rihannas i kërkohet të performojë në Super Boël pasi ajo raportohet se refuzoi një ofertë në vitin 2018 për shkak të solidaritetit me qendërmbrojtësin Colin Kaepernick dhe protestës së tij kundër padrejtësisë racore.

Rihanna i bashkohet listës së artistëve të famshëm që kanë luajtur gjatë shfaqjeve të pjesës së parë të Super Boël, duke përfshirë Beyonce, Madonna, Coldplay, Katy Perry, U2, Lady Gaga, Michael Jackson, Jennifer Lopez, Shakira dhe The Weeknd. Vitin e kaluar, hip hop u festua me Dr. Dre, Snoop Dogg, Eminem, Mary J. Blige dhe Kendrick Lamar që të gjithë duke performuar së bashku në skenë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori