LAJMI I FUNDIT:

Në momentin e tërmetit shkatërrues në Turqi, infermieret nuk u larguan nga spitali, vrapuan për të shpëtuar foshnjat në inkubatorë

Në momentin e tërmetit shkatërrues në Turqi, infermieret nuk u larguan nga spitali, vrapuan për të shpëtuar foshnjat në inkubatorë

Numri i të vdekurve nga tërmetet e tmerrshme në Turqi dhe Siri ka kaluar shifrën 33 mijë.

Atje, si pasojë, operacionet e dëshpëruara të shpëtimit po vazhdojnë për të shtatën ditë radhazi.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet thonë se rreth 6,500 ndërtesa në Turqi janë shembur dhe shumë janë dëmtuar në zonën e tërmetit, e cila prek rreth 13 milionë njerëz.

Ndërkohë janë publikuar shumë pamje të dhimbshme dhe tronditëse – por edhe të tilla që të bëjnë të mendosh se ka shumë humanistë të guximshëm në botë.

Në këtë drejtim janë publikuar edhe disa pamje që thuhet se vijnë nga një spital në Turqi, të regjistruara në momentin e tërmetit.

Videoja e dy infermiereve turke që vrapojnë për të mbrojtur foshnjat gjatë tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.7 është bërë virale në internet.

Infermierët, Devlet Nizam dhe Gazwl Caliskan, zgjodhën të mbronin foshnjat gjatë lëkundjeve në vend që të largoheshin nga ndërtesa.

Pamjet janë shpërndarë edhe nga ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca.

“Gjatë asaj tronditjeje vendimtare, dy infermiere treguan një sjellje të paharrueshme. Në vend që të dilnin jashtë, infermieret e që punonin në Spitalin Gaziantep İnayet Topçuoğlu, Njësia e Kujdesit Intensiv Neonatal u përpoqën të parandalonin që inkubatorët me foshnja të rrëzoheshin”, ka shkruar Koca në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Po fluturonte me aeroplan, i hapet kapaku mbrojtës në kabinë – holandezja detyrohet të bëjë ulje emergjente

Po fluturonte me aeroplan, i hapet kapaku mbrojtës në kabinë – holandezja detyrohet të bëjë ulje emergjente

Evropa
Pas më shumë se një viti, Sekretari amerikan i Mbrojtjes zhvillon bisedë telefonike me homologun rus

Pas më shumë se një viti, Sekretari amerikan i Mbrojtjes zhvillon bisedë telefonike me homologun rus

Amerika
Pas seancës gjyqësore, lirohet Julian Assange

Pas seancës gjyqësore, lirohet Julian Assange

Australia
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Botë
Të maskuar dhe me armë u futën në butik në Toronto, punonjësi arriti të kap njërin derisa po largoheshin – e bën për spital hajnin

Të maskuar dhe me armë u futën në butik në Toronto, punonjësi arriti të kap njërin derisa po largoheshin – e bën për spital hajnin

Amerika
Kalo në kategori