LAJMI I FUNDIT:

RMV, nesër ditë zie në nder të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri

RMV, nesër ditë zie në nder të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri

Maqedonia e Veriut ditën e nesërme e ka shpallur ditë zie në kujtim të përjetshëm të të vdekurve në tërmetet katastrofike që goditën rajonin kufitar të Turqisë dhe Sirisë. Ky vendim u mor sot në seancën e 130-të të Qeverisë, shkruan Portalb.mk.

Qeveria njoftoi se vendimi është marrë si shprehje solidariteti për numrin e madh të jetëve të humbura njerëzore të shkaktuara nga tërmeti katastrofik që ndodhi në Turqi dhe Siri.

Në ditën e nesërme të zisë, flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jetë në gjysmështizë, në vendin tonë dhe para përfaqësive diplomatike-konsullore jashtë vendit.


“Në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë ata që humbën më të dashurit e tyre. Si shtet dhe si popull do të vazhdojmë të ndihmojmë, do të jemi solidarë dhe do të jemi mbështetje për qytetarët e vuajtur, për ata që humbën gjithçka”, informoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kujtojmë që në ndihmë të Turqisë dhe Sirisë, Qeveria ka ndarë ndihmë financiare dhe teknike. Ndihmë kanë ndarë edhe komuna të tjera nga vendi, si teknike po ashtu edhe financiare. Në ndihmë kanë dale edhe nga sektori qytetar dhe vullnetarë individual nga vendi.

Ditën e nesërme si ditë zie e ka shpallur edhe Shqipëria.

Numri i të vdekurve nga tërmeti i së hënës në Turqi dhe Siri sipas të dhënave të fundit ka kaluar mbi 33 mijë, Sipas paralajmërimeve numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi pjesë të Turqisë dhe Sirisë mund të dyfishohet nga numri aktual.

Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan. Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori