LAJMI I FUNDIT:

Khabib kritikon performancën e Islam Makhachev në UFC 284, në telefonatën pas ndeshjes

Khabib kritikon performancën e Islam Makhachev në UFC 284, në telefonatën pas ndeshjes

Islam Makhachev ka zbuluar detajet e bisedës së tij telefonike me Khabib Nurmagomedov vetëm pak çaste pasi mundi Alexander Volkanovskin në UFC 284.

Luftëtari 31 vjeç bëri mbrojtjen e parë të titullit të tij në peshën e lehtë duke fituar kundër kampionit të peshave super të lehta Volkanovski me rezultatet 48-47, 48-47 dhe 49-46. Volkanovski po luftonte në peshën e lehtë për herë të parë në karrierën e tij në UFC dhe po përpiqej të bëhej vetëm kampioni i pestë i dyfishtë në historinë e garës, por ai u ndal nga Makhachev pasi ishte i pamposhtur në 22 ndeshje.


Nurmagomedov nuk ishte në këndin e Makhachev, pavarësisht se e udhëhoqi atë drejt fitores së titullit të UFC kundër Charles Oliveira tetorin e kaluar në Abu Dabi. Legjenda e UFC, i cili u tërhoq nga luftimet në vitin 2020, vendosi të largohej nga MMA tërësisht muajin e kaluar për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij. Kjo nuk e ndaloi Nurmagomedovin të fliste me Makhaçevin disa momente pas fitores së tij dhe ai ishte kritik ndaj performancës së shokut të tij të fëmijërisë.

Pamje nga dueli kryesor i UFC 284 - aty ku Islam Makhachev mbrojti titullin ndaj Alexander Volkanovski
Lexo po ashtu Pamje nga dueli kryesor i UFC 284 - aty ku Islam Makhachev mbrojti titullin ndaj Alexander Volkanovski

“Ai (Khabib) ishte shumë nervoz dhe thoshte, ‘pse po e bënte këtë’. Unë isha si ‘Hej, nëse do të vinit në luftë, nëse do të ishit në këndin tim, unë mund ta kisha bërë këtë (çfarëdo që Khabib ishte duke sugjeruar) por ju nuk erdhët'”, zbuloi Makhaçev.

Lufta ishte padyshim testi më i vështirë i Makhachev që nga humbja e tij e vetme në UFC në vitin 2015, me shumë tifozë që këmbëngulnin se Volkanovskit i ishte “rrëmbyer” fitorja.

Volkanovski që atëherë e ka rishikuar luftën vetëm disa orë pas humbjes së tij dhe beson se ai fitoi raundet dy, tre dhe pesë. Makhachev beson se ai fitoi të gjitha raundet, përveç njërit, duke pranuar se Volkanovski fitoi raundin e fundit pasi shënoi nokdaunin e vetëm të betejës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
Ylli i Real Madridit mund të bëhet bashkëlojtar i Messit tek Inter Miami

Ylli i Real Madridit mund të bëhet bashkëlojtar i Messit tek Inter Miami

Ndërkombëtare
Kandidati që Klopp e propozoi për ta zëvendësuar atë i kishte thënë “jo” Liverpoolit

Kandidati që Klopp e propozoi për ta zëvendësuar atë i kishte thënë “jo” Liverpoolit

Premier League
“Sa keq i trajton Barcelona legjendat e tyre”, trajneri i Sevillës me deklaratë goditëse

“Sa keq i trajton Barcelona legjendat e tyre”, trajneri i Sevillës me deklaratë goditëse

La Liga
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
Emri surprizë del të jetë kandidati kryesor për ta zëvendësuar Southgate si trajner i Anglisë

Emri surprizë del të jetë kandidati kryesor për ta zëvendësuar Southgate si trajner i Anglisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori