Temperaturat e ulëta që po mbizotërojnë dhe mosfunksionimi i ngrohjes në Pallatin e Drejtësisë ka bërë që gjatë kësaj jave disa seanca gjyqësore të shtyhen. Situatë e njëjtë mund të përsëritet edhe në vazhdim pasi funksionalizimi i ngrohjes në objektin, seli e shumicës së gjykatave të Republikës së Kosovës, nuk duket afër.
Para pak ditësh është shtyrë edhe seanca në çështjen e njohur si “53 milionëshi”, ku është i përfshirë ish-ministri Pal Lekaj, pikërisht për shkak të ftohtit në sallën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Avokati i përfshirë në këtë rast, Musa Damati e quan skandaloz mungesën e ngrohjes në objektin, ku qytetarët presin të marrin drejtësi.
Sipas tij, nuk është ndërprerë vetëm seanca e “53 milionëshit” ku ai mbron Lekajn, por edhe seanca të tjera.
“Skandaloze një objekt që i ka kushtuar buxhetit të Kosovës hiç më pak se 30 milionë euro, ndërtimi i Pallatit të Drejtësisë, ka probleme bazike, elementare në funksionimin e ngrohjes dhe seancat e rëndësishme si ajo e aferës së autostradës ‘Arbën Xhaferi’ e cila është dashur të shtyhet për shkak të temperaturave të ulëta më sallën e gjykimit, por edhe raste të tjera më të vertetë kjo është një situatë që shpërfaqë joseriozitetin dhe shperfaqë gjendjen skandaloze së infrastrukturës së Pallatit të Drejtësisë dhe mekanizmave që merren me sundimin e ligjit”, thotë ai.
Nga Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë thonë se mungesa e ngrohjes në Pallatin e Drejtësisë po shkakton telashe në mbarëvajtjen e punës.
Kryetari i kësaj shoqate sindikale, Naim Rrustemi shprehet se si pasojë e të ftohtit po detyrohen që të ngrohen me nxemje vetanake. Ai thekson se sidomos në orët e hershme të mëngjesit kur edhe nis puna kanë telashe më të mëdha.
“Problematika kryesore tash është me të ftohtë, ky objekt nuk ka nxemje, nuk punon ose sistemi është defekt, ose nuk po dinë ta mirëmbajnë, një problem është. Ne po e kemi vërtetë problem të punojmë, nëpër zyra disi po mund t’ia arrijmë sepse po marrin nxemje të vogla alternative secili për vete, por çka me thënë për salla të gjykimit dhe atje ka shumë palë në procedurë dhe ato vijnë në orët e hershme të mëngjesit dhe në atë temperaturë minus me të vërtet është shumë problem për t’i mbajtur ato seanca…. Sidoqoftë ne po bëjmë përpjekje të vazhdueshme që punën ta kryejmë ashtu siç duhet edhe pse t’iu them sinqerisht disa seanca këto ditë veç janë shtyrë për shkak të kushteve jo të mira të punës”, shprehet Rrustemi.
Kryesindikalisti Rrustemi për KosovaPress thekson se vazhdimisht kanë parashtruar kërkesa që kjo gjendje të rregullohet.
Ai shton se nga përgjigjet që kanë marrë thuhet se brenda këtyre dy muajve edhe çështja e ngrohjes në pallat do të rregullohet.
“Si sindikatë në vazhdimësi kurrë nuk jemi ndal edhe hierarkisë tonë, por sekretariatit dhe KGJK-së, arsyetimi karshi neve është se ne i kemi proceduar të gjitha shqetësimet dhe kërkesat tona në Ministri të Punëve të Brendshme e cila është kompetente për mbajtjen e këtij objekti dhe fjalët vijnë se ndoshta këta dy muaj do të bëhet zgjidhja…Sistemi i ventilimit paska defekt të madh dhe po mungojnë disa pajisje sipas fjalëve se brenda këtyre muajve do të bëhet një zgjidhje”, thotë ai.
Protestat e grevat nuk është se nuk i kanë diskutuar si shoqatë, madje kryetari Rrustemi paralajmëron veprime të tilla sindikale nëse nuk u bëhet një zgjidhje.
“Edhe atë solucion ne e kemi pas parasysh vetëm javën e kaluar ne kemi pas ndërmend që diçka të veprojmë konkretisht sepse ka qenë e pamundur të rrihet…Do të njoftojmë edhe hierarkinë tonë edhe ministrinë dhe do t’ju japim afate bazuar edhe në Ligjin për grevat dhe protestat natyrisht që ne nuk dëshirojmë një gjë të tillë, por nëse vazhdon kështu edhe me temperatura edhe më të ulëta ditëve në vijim, ne sigurisht do ndërmarrim diçka”, deklaron ai.
KosovaPress ka tentuar të marrë një përgjigje lidhur me mosfunksionimin e ngrohjes në Pallatin e Drejtësisë edhe nga autoirtetet kompetente, por deri në publikimin e tekstit nuk ka pranuar asnjë përgjigje.
Kujtojmë që, edhe gjatë muajve të verës objekti i Pallatit të Drejtësisë kishte pasur telashe me mungesë të oksigjenit dhe klimatizimit. Dhe si pasojë e kësaj situate të krijuar, kishte nisur hapja e dritareve në këtë objekt që nuk kishte qenë e lejuar më parë./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje