LAJMI I FUNDIT:

Oficerët e rinj të FSK-së përfundojnë me sukses ushtrimin fushor

Oficerët e rinj të FSK-së përfundojnë me sukses ushtrimin fushor

Oficerët e rinj të FSK-së kanë përfunduar me sukses të lartë ushtrimin fushor të kursit bazik për oficer.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Gjenerata e parë e Kursit Bazik për Oficer, ka përfunduar ushtrimin fushor të fundit, pas 4 muajve sfidues akademik në kursin përkatës, i cili u realizua në kuadër të Shkollës sonë të Oficerëve”, ka shkruar Mehaj.


Kursi Bazik për oficer është i përbërë nga tri faza, ku kursantët u testuan në pjesën teorike dhe praktike në modulet e Operacioneve I dhe Operacioneve II.

“Përkundër motit të ftohtë dhe sfidave të ndryshme në terren, kandidatët treguan përkushtim maksimal dhe rezultate të larta në ushtrim. Ju lumtë dhe vazhdojmë me suksese të reja”, u shpreh ministri. /Telegrafi/