LAJMI I FUNDIT:

Meta: Protesta e sotme në Tiranë është provë historike kundër regjimit të Edi Ramës

Meta: Protesta e sotme në Tiranë është provë historike kundër regjimit të Edi Ramës

Ish presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se protesta e sotme në Tiranë është provë historike kundër regjimit të Edi Ramës.

Meta gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës në Tiranë, e quajti kryeministrin e Shqipërisë, “struc i Rilindjes”.

“Kjo protestë historike është prova e dinjitetit më të lartë qytetar dhe patriotik. Është prova e një rezistencë pa kthim me këtë regjim të kalbur. Struci i Rilindjes i cili është fshehur si një frikacak i pashoq, nga frika që ka nga përballja me të vërtetën me popullin…


Edi Rama në 10 vite e përdori pushteti vetëm për të kapur shtetin. Ai është i gatshëm të kënaq çdo mafioz të brendshëm apo ndërkombëtarë për të shtyrë afera korruptive. Rama-Mcgonigal është afera korruptive e zemërimit mbarë botërorë. Rama do të jap llogari për të gjitha shkeljet e Kushtetutës që ka bërë”, ka thënë Meta.

Protestuesit me pankarta ironizuese në Tiranë, "Burg Brother VIP"
Lexo po ashtu Protestuesit me pankarta ironizuese në Tiranë, "Burg Brother VIP"

Ai po ashtu theksoi se  populli i Shqipërisë e ka marr vendimin e tij kundër Edi Ramës. “Populli nuk do të lejojë që zyra e kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim”, tha ndër të tjera Meta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori