LAJMI I FUNDIT:

Arsimtari rrah një nxënës në Dragash

Arsimtari rrah një nxënës në Dragash
Foto: Ilustrim

Një i mitur (nxënësi) ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga arsimtari i tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:20, në Dragash.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.


“Viktima mashkull kosovar i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga arsimtari,  i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/