LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora ngjitet e dyta në listën e artistëve më të dëgjuar të muajit në Spotify

Rita Ora ngjitet e dyta në listën e artistëve më të dëgjuar të muajit në Spotify
Foto: Rita Ora/Instaagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, publikoi muajin e kaluar këngën e saj më të re “You Only Love Me”.

Kjo këngë e riktheu atë në muzikë pas një mungese mjaft të gjatë, gjersa është kënga prijëse e albumit të saj të tretë në ardhje.

Ora ka bërë të ditur se viti 2023 do të jetë i mbushur me muzikë nga ana e saj për fansat.


Foto: Rita Ora/Instagram

Duket se me këngën e parë të publikuar për këtë vit, Rita e ka nisur mbarë, pasi ajo ka pasur një ngjitje drastike në platformën më të madhe të muzikës në botë – Spotify.

Aktualisht, 32-vjeçarja e lindur në Prishtinë është e dyta në listën e artistëve që kanë pasur më shumë ngjithe gjatë muajit.

Foto: Rita Ora/Instagram

E para është Miley Cyrus e cila me publikimin e hitit të saj më të fundit, “Flowers” ka arritur që të ketë mbi 81 milionë dëgjues mujorë, ku nga vendi i dytë është ngjitur në të parin.

Ndërkohë, Rita aktualisht ka mbi 14 milionë dëgjues mujorë, që e ka ngritur atë nga vendi i 401-të, në vendin e dytë në Spotify.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Kanë qenë fansat e Ritës ata të cilët e kanë publikuar në InstaStory këtë sukses, duke shkruar: “Rita Ora ishte artistja e dytë në përgjithësi me fitimin më të madh të dëgjuesve mujore në Spotify dje. Është hera e parë që Rita në karrierën e saj e bën këtë në platformë”.

Ndërkohë, vet interpretuesja e këngës “You Only Love Me” e rishpërndau këtë statistikë, duke shkruar: “Po rritemi djema”. /Telegrafi/