Profesori i Universitetit të Grazit dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka pranuar planin e propozuar për marrëveshje me Kosovën, sepse shpreson që pala tjetër (Albin Kurti) mos ta pranojë.
Ai ka thënë se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, aktualisht është më e rëndësishme që Serbia të arrijë një kompromis me Kosovën dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, sesa politika e brendshme në Serbi.
Ai theksoi se shkaku i kësaj ka frikë të hyhet në një cikël të ri të ‘stabilokracisë’.
Biber, siç raporton “Danas”, vlerëson se në bashkësinë ndërkombëtare presidenti Aleksandar Vuçiq ende shihet si një person që është në gjendje të zgjidhë problemin me Kosovën, të cilin e përdor për hir të mbijetesës së tij në pushtet.
Duke folur për mundësinë e një cikli të ri të ‘stabilokracisë’ në Serbi, për shkak të prioriteteve të bashkësisë ndërkombëtare, Bieber thotë se Vuçiq luan mirë me këtë dhe se është e rëndësishme që ai të qëndrojë në pushtet.
“Ai i përdor ato prioritete ndërkombëtare për interesat e tij”, tha Bieber, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ai vëren se në një moment, kur të zgjidhen dy çështjet e para, vëmendja do të kthehet në reformat e brendshme dhe se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa demokratizim.
Në vitin 2019, i ftuari i emisionit “Iza vesti”, në rrethana të ndryshme politike në botë, tha se BE-ja po përpiqet të mos e inatos Vuçiqin për Kosovën. I pyetur nëse është ndryshe tani, ai thotë se ka ende politikanë dhe zyrtarë në BE që shpresojnë se Vuçiq do të bëjë diçka me Kosovën.
“Ende ekziston përshtypja se ai është njeriu që është në gjendje të zgjidhë marrëdhëniet me Kosovën dhe se pritshmëria e tillë ende ekziston. Vuçiq mbijeton falë kësaj ideje, idesë se ai është njeriu që do ta bëjë punën. Ai e ushqen këtë shpresë ndaj Perëndimit se është ai njeriu i duhur”, tha Bieber.
Duke folur për planin franko-gjerman për Kosovën, Bieber thotë se nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare, por një hap i ndërmjetëm. Përshkallëzimi dhe konfliktet, sipas tij, ende mund të vazhdojnë, të cilat, shton ai, Vuçiq mund t’i përdorë për opinionin vendor dhe ndërkombëtar.
Ai po ashtu thotë se Vuçiq e ka pranuar planin e propozuar sepse shpreson që pala tjetër të mos e pranojë.
“Do të ishte ideale për të, nëse plani bie për shkak të qëndrimit të qeverisë në Kosovë. Kjo nuk do të ndodhë. Pranimi i planit ishte mënyra për të bartur përgjegjësinë në Prishtinë”, vlerëson Biber.
Ai po ashtu thotë se për Kosovën në këtë moment nuk është e rëndësishme që Serbia ta njohë atë de fakto si shtet të pavarur, por pasojat e pranimit të planit franko-gjerman, e që është që pesë anëtarët e BE-së të ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe ta njohin Kosovën. Kjo do t’i mundësonte Kosovës që të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s pa e njohur Serbia.
Bieber vlerëson se për këtë është i rëndësishëm qëndrimi i këtyre pesë anëtarëve të BE-së nëse ato do ta pranojnë zgjidhjen e propozuar për problemin e Kosovës.
“Ne nuk e dimë këtë. Nëse nuk kemi një avansim atje, atëherë dyshoj se ai plan do të kalojë dhe atëherë nuk do të ketë asgjë në Bruksel. Tani ata mbështesin dhe hapi i dytë është njohja e Kosovës”, ka përfunduar Biber, duke iu përgjigjur pyetjes për një takim të mundshëm të presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës Alibin Kurti në Bruksel. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Toshkovski: Shteti ka një sistem totalisht jofunksional që duhet t’u përgjigjet situatave të krizës, zjarreve, përmbytjeve
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!