Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i është kundërpërgjigjur kryeministres serbe, Ana Bernabiq, e cila ka thënë se Serbia është vendi me të drejtat më të mëdha për pakicat duke marrë shembull këshillin kombëtar të pakicave.
Krasniqi ka thënë se Kosova është e gatshme të zbatojë një mekanizëm të tillë për komunitetin serb në Kosovë.
Megjithatë, ai ka thënë se Kushtetua, si dhe praktikat tregojnë që Kosova ofron të drejtat më të avancuara për komunitetet.
“Në besojmë që Kushtetuta dhe praktikat tona në Kosovë ofrojnë të drejtat më të avancuara në rajon dhe Evropë, por nëse Serbia mendon se është shembulli dhe modeli më i mirë për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Atëherë ne jemi të gatshëm që të dëgjojmë, mësojmë më shumë për Këshillin Kombëtar në Serbi, ashtu që të zbatojmë një mekanizëm të tillë për komunitetin serb në Kosovë”, ka thënë Krasniqi, transmeton KP.
Krasniqi në një konferencë për media, ka pyetur kryeministren e Serbisë, nëse është i bindur që të drejtat e komuniteteve pakicë në Serbi janë më të avancuara se ato në Kosovë, duke shtuar Kosova është e gatshme të diskutojë mundësinë e krijimit të këshillit nacional.
“Sepse për paqe të qëndrueshme dhe siguri në Ballkanin Perëndimor duhet të ketë simetri të drejtat dhe jo qasje privilegjuese ndaj një komuniteti apo ndaj një pakice. Andaj e bëjmë një pyetje për zonjën Brnabiq nëse ajo është e bindur që të drejtat e komuniteteve në Serbi janë më të avancuara sesa ato në Kosovë, jemi të gatshëm të dëgjojmë dhe të diskutojmë për mundësinë e krijimit të këshillit nacional të serbëve dhe besoj që kështu mundemi edhe të avancojmë në këtë proces. Mirëpo assesi praktika nuk tregon që serbët në Kosovë kanë më pak të drejtat sesa komunitet e tjera në Serbi”, ka thënë ai.
Krasniqi gjithashtu ka bërë të ditura shifrat të cilat tregojnë trajtimin e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera pakicë në Serbi.
“Banja Bujanoc ka 51 të punësuar serbë, zero shqiptarë dhe zero romë, Banja e Sijarinës ka 96 të punësuar serbë, pesë shqiptarë dhe zero romë. Spitali i Vranjës ka 700 të punësuar serbë, zero shqiptarë dhe zero rom, shtëpia e shëndetit në Medvegjë ka 69 të punësuar serbë, zero shqiptarë dhe vetëm një rom, shtëpia e shëndetit në Preshevë ka 47 të punësuar serbë, 184 shqiptarë dhe zero zero”, ka shtuar ai.
Ai ka përmendur institucionet në Kosovë ku janë të inkuadruar komuniteti serb, si dhe 20 ulëset e rezervuara për pakicat në Kuvendin e Kosovës, prej tyre dhjetë për serbët.
Në fund të javës së kaluar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me përfaqësuesit politik të komunitetit boshnjak dhe shqiptar që jetojnë në Serbi.
Të njëjtit janë shprehur të pakënaqur me statusin e tyre atje duke kërkuar reciprocitet të të drejtave me serbët që jetojnë në Kosovë.
Si reagim ndaj kësaj, kryeministrja serbe, Ana Bernabiq kishte deklaruar se Serbia është vend më të drejtat më të mëdha për pakicat duke përmendur këshillin kombëtar si mekanizëm të mirë të respektimit të të drejtave të tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos