LAJMI I FUNDIT:

Eurothink: Besimi i qytetarëve në institucionet e RMV-së shënon rënie, gjyqësori mbetet në fund të listës

Eurothink: Besimi i qytetarëve në institucionet e RMV-së shënon rënie, gjyqësori mbetet në fund të listës

71% e qytetarëve vlerësojnë se institucionet e udhëheqin keq luftën kundër korrupsionit. Anketa e realizuar nga Qendra për strategji evropiane – Eurothink, nxjerr në pah po ashtu se 72% e qytetarëve vlerësojnë se vendi shkon në drejtim të gabuar.

Hulumtimi i opinionit publik ka treguar se, përgjithësisht, është vërejtur rënie e besimit të qytetarëve në institucione. Ushtria mban vendin e parë për besim siç ndodh rëndom, institucionet fetare janë në vend të dytë dhe policia në vend të tretë. Policia, në fakt, ka shënuar rritje sa i takon listës së besueshmërisë por përsëri 70% e të anketuarve mendojnë se policia nuk është e pavarur nga interesat partiake dhe biznesore.

“Nëse e krahasojmë, besimi tek të gjithë institucionet është në rënie të vazhdueshme me atë që besimi më i ulët përsëri këtë vit është te gjyqësori dhe prokuroria. Të gjyqësori është 6%, te prokuroria është 7%. Një vit më herët tek të dy sektorët ishte nga 8%”, tha Aleksandar Stojanovski, Eurothink.


Shumë nga të anketuarit mendojnë se qëndrimi i BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut nuk është korrekte kurse Rusia konsiderohet si rrezik vetëm për 4% të qytetarëve. Një pjesë e madhe e tyre e shohin Bullgarinë si rrezikun më të madh.

“Në dy vitet e fundit Bullgaria shihet si armiku më i madh i Maqedonisë dhe ky trend vazhdimisht rritet. Nëse një vit më herët Bullgaria ka qenë në vend të parë me 23% të qytetarëve që mendojnë se Bullgaria është armiku më i madh, këtë vit, kjo përqindje është rritur në pothuajse 28%”, deklaroi Dimitar Nikollovski, drejtor i Eurothink.

38% e qytetarëve mendojnë se gjatë këtij vini do të bëhen ndryshimet kushtetuese, kurse 39% mendojnë se këto ndryshime nuk do të ndodhin këtë vit.

Rezultatet e këtij sondazhi janë nga matjet e opinionit publik nëpërmjet telefonit me 1006 të anketuar, në dhjetor të vitit 2022.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Lajme
Kalo në kategori